Flash

Hailey Bieber mbron Selena Gomez: Ndaloni së ofenduari

Lapsi.al 14 June 2023
Hailey Bieber mbron Selena Gomez: Ndaloni së ofenduari

Hailey Bieber u bëri thirrje fansave të saj që të mos lënë “komente të këqija” nën postimet e Selena Gomez.

“Nëse jeni duke lënë komente të këqija ose të vrazhda në emrin tim në postimet e dikujt, kijeni parasysh që unë nuk e dua këtë, as nuk do e mbështes ose do t'i fal ndonjëherë komentet e urrejtjes, keqdashëse ose të neveritshme,” shkroi modelja në Instagram Stories të hënën. Themeluesja e Rhode vazhdoi, “ Nëse jeni duke marrë pjesë në këtë, ju jeni pjesë e një kulture në të cilën unë nuk dua të bëj pjesë. Të lutem tregohuni të  mirë ose mos thoni asgjë."

Postimi i Bieber vjen disa ditë pasi urrejtësit mbushën seksionin e komenteve të postimit të fundit të Selenas me komente negative. Shumë e akuzuan atë se ishte "xheloze" ndaj Hailey-t dhe bashkëshortit të saj, Justin Bieber, i cili gjithashtu ndodh të jetë ish-i i saj. “Të vijë turp për veten, shkaktove gjithë dramën e pakuptimtë. Patetik,e” shkroi një kritik, ndërsa një tjetër e quajti Gomezin një “mjeshtër të manipulimit”. “Mos luani viktimë, është e neveritshme. Jeni 30!”, shtoi një tjetër përdorues i mediave sociale.

Në mars, Gomez gjithashtu u tha të gjithë  fansave të  saj që të ndalonin kërcënimet ndaj modeles. “Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdeekje dhe një negativitet kaq të urryer”, shkroi këngëtarja e “Calm Down” në një deklaratë në Instagram. Artistja  shtoi se “askush” nuk duhet të përjetojë “urrejtje apo ngacmim” dhe ajo nuk e “mbron” këtë. "Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet," përfundoi ajo. /Lapsi.al

Të këshilluara

4 kategori të reja shtohen në Grammy Awards

“Grammy Awards” kanë shtuar edhe tri kategori të reja për ceremoninë e vitit 2024. Akademia e ndarjes së çmimeve të 66-ta vjetore “Grammy” do të përfshijnë k...

10:07

Anëtarja e BlackPink kërkon falje publike

Jennie Kim e Blackpink kërkoi së fundmi falje pasi u largua nga skena në mes të performancës të dielën në Rod Laver Arena në Melburn, Australi. "Melbourne Bl...

17:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI