Flash

4 kategori të reja shtohen në Grammy Awards

Lapsi.al 14 June 2023
4 kategori të reja shtohen në Grammy Awards

“Grammy Awards” kanë shtuar edhe tri kategori të reja për ceremoninë e vitit 2024.

Akademia e ndarjes së çmimeve të 66-ta vjetore “Grammy” do të përfshijnë kategori shtesë: Performanca më e mirë e muzikës afrikane, albumi më i mirë alternativ i xhazit dhe kënga më e mirë dance-pop që do të thotë se çmimet e vitit 2024 do të jenë 102 kategori të mëdha ne total.

Ceremonia e vitit 2023 kishte 91 kategori, pa përfshirë tetë kategori çmimesh speciale – Grammy Global Impact Award, Lifetime Achievement Award, Trustees Award, Technical Grammy Award, Grammy Legend Award, Grammy Hall of Fame Award, The MusiCares Person of the Year Award dhe Best Song for Social Change. Producenti i vitit, kategoritë jo-klasike dhe kompozitori i vitit, kategoritë jo klasike do të zhvendosen gjithashtu në fushën e përgjithshme që do të thotë se të gjithë votuesit e “Grammy”-t do të lejohen të votojnë në kategoritë – të cilat më parë ishin kategori të specializuara të cilat vetëm anëtarë që punonin në ato fusha mund të votonin.

Në një deklaratë, CEO Harvey Mason Jr.,tha: “Akademia është krenare të njoftojë këto ndryshime të fundit të kategorisë në procesin tonë të çmimeve”.

“Këto ndryshime pasqyrojnë angazhimin tonë për të dëgjuar në mënyrë aktive dhe për t’iu përgjigjur reagimeve nga komuniteti ynë muzikor, për të përfaqësuar me saktësi një gamë të larmishme të zhanreve përkatëse muzikore dhe për të qëndruar në linjë me peizazhin muzikor gjithnjë në zhvillim.”

Ndryshimet u votuan dhe kaluan në mbledhjen gjashtëmujore të Bordit të Administratorëve të Akademisë së Regjistrimit.

Të këshilluara

Anëtarja e BlackPink kërkon falje publike

Jennie Kim e Blackpink kërkoi së fundmi falje pasi u largua nga skena në mes të performancës të dielën në Rod Laver Arena në Melburn, Australi. "Melbourne Bl...

17:20

Ndahet nga jeta aktori Treat Williams

Aktori Treat Williams u nda nga jeta papritur të hënën pas një aksidenti me motor në Vermont. Ai ishte 71 vjeç. Përfaqësuesi i Williams, Barry McPherson e konfi...

15:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI