Flash

Emër i njohur për policinë/ Me armë në brez, arrestohet nga policia 22-vjeçari

Lapsi.al 12 June 2023
Emër i njohur për policinë/ Me armë në brez, arrestohet

Kapet me armë një person më Pogradec. Ai është arrestuar nga uniformat blu, ndërsa burimet bëjnë me dije se i arrestuar është Enis Shaho, 21 vjeç.

Ai u kap në orët e vona të ditës se dielë duke qarkulluar me armë zjarri në zonën e Tushemishtit. 21 - vjeçari është i njohur për policinë pasi është dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale të armëmbajtjes pa lejë.

"Finalizohet pas disa javësh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Tushemishti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Hodhi nga automjeti, armën e zjarrit pistoletë që mbante në brez, kur pa shërbimet e Policisë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, një shkop hekuri dhe një thikë, që i posedonte 21-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në Pogradec, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tushemishti” u arrestua në flagrancë shtetasi: E. Sh., 21 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Tushemishtit”, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin shtetasi E. Sh. po udhëtonte si pasagjer dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 21-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka hedhur në drejtim të lumit, armën e zjarrit pistoletë që mbante në brez.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur në lumë, armën e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme"- thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI