Flash

Elon Musk tallet me Megan Fox pas deklaratës së saj

Lapsi.al 12 June 2023
Elon Musk tallet me Megan Fox pas deklaratës së saj

Elon Musk së fundmi është tallur me Megan Fox pasi aktorja mohoi pretendimet se ajo "i detyroi" djemtë e saj dhe të Brian Austin Green të vishnin "rroba vajzash".

Pasi Fox e quajti veten një "shtrigë" ndërsa i kundërpërgjigjej Robby Starbuck përmes Instagramit, Musk, postoi të dielën në Twitter se ai "po kërkonte të punësonte një të famshëm të Witchcraft & Propaganda".

Shumë përdorues të mediave sociale e lidhën postimin e CEO-t të Tesla-s me aktoren e "Jennifer's Body", ku dikush i tha atij se Fox ishte "vajza e duhur " për këtë punë. Kur një tjetër postues në Twitter pretendoi se Megan është  "shumë keq në propagandë", Musk u përgjigj: "Askush nuk është i përsosur".

Ndërsa Fox ende nuk i është përgjigjur manjatit të biznesit, reagimi i saj ndaj pretendimeve të Starbuck për fëmijët e saj - Noah, 10, Bodhi, 9 dhe Journey 6 - u bë virale. Ish-kandidati i Kongresit Amerikan pretendoi javën e kaluar se ai dëgjoi dy nga të vegjlit  duke thënë se ishin detyruar nga nëna e tyre të vishnin rroba vajzash, ndërsa dadoja e tyre u përpoq t'i ngushëllonte".

Starbuck, pretendoi se kishte jetuar "në të njëjtin komunitet" me  familjen e Fox pesë vjet më parë. Fox e sulmoi atë të shtunën për përdorimin e “fëmijëve të saj si levë apo monedhë sociale. Ajo shtoi, "shfrytëzimi i identitetit gjinor i fëmijës sim për të tërhequr vëmendjen në fushatën tuaj politike ju ka vënë në anën e gabuar të universit. Unë jam sulmuar nga burra të pasigurt, narcistë, impotent, të vegjël si ju shumë herë, e megjithatë jam ende këtu.” Green, doli gjithashtu në mbrojtje të ish-gruas së tij, duke i thënë TMZ se pretendimi i Starbuck ishte "absolutisht jo" i vërtetë dhe i motivuar nga dëshira "egoiste".

Të këshilluara

Tony awards 2023: Lista e plotë e fituesve

Çmimet e 76-ta vjetore Tony festuan një sezon mahnitës transmetuar drejtpërdrejt nga United Palace në lagjen Washington Heights të Nju Jorkut në CBS dhe Paramou...

15:58

Kush e refuzoi vëmendjen e Irina Shayk

Një dashuri platonike?! Page Six zbulon se modelja e famshme Irina Shayk ka shfaqur interes për Tom Brady në dasmën e shumëpërfolur të Joe Nahmad dhe Madison...

10:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI