Flash

Amy Schumer zbulon pse u largua nga filmi "Barbie"

Lapsi.al 11 June 2023
Amy Schumer zbulon pse u largua nga filmi "Barbie"

Amy Schumer ka folur për arsyet e largimit nga filmi Barbie pasi fillimisht ishte përzgjedhur për të luajtur kukullën.

Komediania thuhej se do merrte pjesë në film në vitin 2016, por përfundimisht u largua nga projekti vitin e ardhshëm. Megjithëse Barbie fillimisht po zhvillohej në Sony, ajo u transferua në Warner Bros pas përfundimit të përfshirjes së Schumer në film. Tani, Margot Robbie do të portretizojë lodrën ikonë të fëmijëve në filmin e drejtuar nga Greta Gerwig, i cili  do të shfaqet në kinema muajin e ardhshëm.

Gjatë shfaqjes së Watch What Happens Live me Andy Cohen, Schumer foli për largimin e saj nga projekti. Kur u kërkua nga prezantuesi i emisionit Andy Cohen të tregonte një arsye specifike për largimin e saj, ajo  bëri shaka  duke thënë se ishte "shumë e dobët" për rolin, përpara se të shtonte: "Mezi pres të shoh filmin. Unë mendoj se do jetë i mrekullueshëm.

“Ne thamë se ishte planifikimi i orareve. Por në të vërtetë ishin dallimet krijuese. Tani ka një ekip të ri pas tij dhe duket se është shumë feminist dhe i lezetshëm, kështu që unë do ta shoh këtë film", u shpreh ajo. Cohen më pas e pyeti: "Pra, nuk ishte e lezetshme kur ju kërkuan të merrnit pjesë?" "Po" tha Schumer.  Filmi i ardhshëm do të përqendrohet në Barbie të Robbie dhe të dashurin e saj, Ken (Ryan Gosling), duke lënë  Barbieland për një aventurë në botën reale. /Lapsi.al

Të këshilluara

Naomi Watts konfirmon martesën me aktorin

Naomi Watts konfirmoi se ajo u martua me Billy Crudup pasi Page Six raportoi ekskluzivisht se dyshja ishte parë me unaza martese të njëjta. “E turbulluar! ", ak...

10:58

Ndahet nga jeta ylli i "Breaking Bad"

Ylli i “Breaking Bad”, Mike Batayeh ka vdekur në moshën 52-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër derisa ishte në gjumë. Aktori i njohur thuhet se ndërroi jetë pa...

10:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI