Flash

Rritja e çmimeve, 3 000 euro kompensim për Scholz dhe ministrat e tij

Lapsi.al 10 June 2023
Rritja e çmimeve, 3 000 euro kompensim për Scholz dhe ministrat e

Kancelari Olaf Scholz dhe ministrat e qeverisë federale të Gjermanisë, janë mes punonjësve të sektorit publik që do të marrin një “ndihmë inflacioni” prej 3,000 eurosh. Lajmin e raporton gazeta BILD , duke cituar një projektligj nga ministria e Brendshme.

Rreth 2.5 milionë punonjës në ndërmarrjet federale, shtetërore dhe komunale do të marrin një pagesë pa taksa prej 3,000 € për të kompensuar rritjen e mallrave dhe shërbimeve për shkak të inflacionit të lartë.

Dispozita parashikohet nga kontrata kolektive e punës, ndërsa dispozitat përkatëse përfshihen në marrëveshjet sektoriale të shumë degëve të sektorit privat, si industria e metaleve, e energjisë elektrike dhe e kompanive farmaceutike. Punonjësit e sektorit publik do të marrin 1200 € shtesë në qershor dhe 220 € çdo muaj nga korriku deri në shkurt.

Për rrjedhojë, pensionistët e shtetit do të përfitojnë kompensim sipas përqindjes së pagës së fundit që marrin. Përqindja maksimale është 71.5% dhe për këtë arsye ata do të marrin një shtesë prej 2152.50 euro. Por sipas BILD, një projektligj i ministrisë së Brendshme tani përcakton që kancelari Olaf Solz dhe ministrat e qeverisë federale kanë të drejtë për shumën shtesë. Kritikat nuk kanë munguar nga Unioni i Tatimpaguesve.

“Kancelari dhe ministrat duhet të japin një shembull të mirë dhe të heqin dorë nga një kompensim i tillë”, tha presidenti i Unionit Rainer Holznagel për Bild.

Ministria e Brendshme thotë se projektligji është ende në fazën paraprake të përpunimit.

Të këshilluara

Putin takohet me Lukashenkon në Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Aleksandër Lukashenko, janë takuar në Soçi të Rusisë. Lukashenko e kishte planifikuar më parë takimin, duk...

13:59

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI