Flash

Vuçiç thellon presionin/ "S'ka zgjedhje pa asocacion"

Lapsi.al 9 June 2023
Vuçiç thellon presionin/ "S'ka zgjedhje pa

Sa më shumë e ndjen situatën në favor të tij aq më tepër Beogradi e rrit presionin, duke shfrytëzuar momentin për të marrë sa më shumë nga Kosova. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç (foto lart ne intervistën e sotme për Reuters), ka hedhur poshtë sot paktin që duket se u arrit një javë më parë në prani të presidentit Makron, kancelarit Sholtz dhe shefit të diplomacisë së BE-së, Borell. Thelbi i tij është organizimi i zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut. Për të arritur deri këtu qeveria e Kosovës angazhohej të pranonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe t'i organizonte ato. Nga ana tjetër, Lista Serbe që komandohet nga Beogradi duhej që të mos i bojkotonte më zgjedhjet, por të merrte pjesë në to.

Por Vuçiç i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë. “Ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë (shqiptarëve të Kosovës) dhe kryetarëve të komunave”, tha Vuçiç në një intervistë për Reuters-in, më 9 qershor.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Nuk ka nevojë Albini për Kosovën, por shqiptarët për Kurtin 

Ashtu sikurse pritej ai e thelloi presionin për asosacionin ndaj Prishtinës, i nxitur edhe nga presioni i ndërkombëtarëve për ta mbyllur me urgjencë këtë çështje si dhe nga suporti që i dha indirekt kryeministri shqiptar Edi Rama duke e renditur çështjen e shoqatës së komunave më shumicë serbe si prioritaren mes 11 pikave të marëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi në një konferencë për shtyp se më 7 qershor i ka përcjellë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz draftin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, tha më 9 qershor se çdo kontribut konstruktiv në dialog, në të cilin diskutohet për Asociacionin, është i mirëpritur, por se dialogu është e vetmja platformë ku duhet të zhvillohet diskutimi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Konferenca e shtypit / Pse manipuloi Rama me asocacionin 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në intervistën për Reuters-in se askush përveç komunitetit serb nuk ka të drejtë të bëjë propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Vuçiç përmendi se propozimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë paraqitur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe disa organizata joqeveritare.

“Asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë çfarëdo propozimesh. Propozimin e japin serbët dhe Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiç.

Sekretet e Ohrit / Kurti rrëfen momentin kur Vuçiç përpak braktisi tryezën 

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një nga obligimet e Kosovës për të cilën BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë më së shumti, dhe pajtimi për formimin e tij është arritur në vitin 2013, si pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por sa më shumë kohë kalon aq më tepër Vuçiç e rrit presionin për ta marrë atë. Nëse deri dje u duk se ai pranoi qetësimin e gjendjes në veri përmes shpalljes së zgjedhjeve të reja, së fundi e mohoi edhe këtë opsion duke i bërë thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48