Flash

Georgina mohon aludimet se është ndarë nga Ronaldo

Lapsi.al 9 June 2023
Georgina mohon aludimet se është ndarë nga Ronaldo

Të mërkurën, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u kthyen në Madrid për të prezantuar biznesin e ri të futbollistit.

Të dy u panë bashkë , pavarësisht thashethemeve për një krizë dhe madje edhe për një ndarje. Modelja ka qenë në çdo moment pranë tij, por emisioni Mediaset ka dashur të hetojë këtë çështje, ndaj gazetarja Leticia Requejo iu afrua çiftit për të sqaruar situatën e tyre.

Pas prezantimit të ujit të ri mineral, ata mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën nuk donin të bënin deklarata personale, por pasi mbaroi, gazetarja e programit Telecinco mundi të bisedonte me Georginën dhe e pyeti për thashethemet se tregojnë për një fund të marrëdhënies me ish-sulmuesin e Manchester United.

“Sigurisht që jo”, iu përgjigj  ajo, madje pak e inatosur nga pyetjet e vazhdueshme për këtë temë. Por nuk u ndal me kaq, Rodriguez më pas u pyet për mundësinë e një dasme. "Sigurisht". Diçka për të cilën ka dashur t'i përgjigjet edhe Cristiano, i cili i qëndronte pranë, duke theksuar: “Një ditë me siguri”.

Vetëm një muaj më parë familja Aveiro ka lëshuar një deklaratë pas publikimit të një lajmi nga media arabe. “Dolores Aveiro akuzohet se iu drejtua magjisë për të ndarë Ronaldon nga Georgina Rodriguez”, shkruante titulli.

Motra e Cristianos ishte përgjegjëse për lëshimin e një përgjigjeje që kritikonte këtë raport lajmesh. “Kam hapur një rrjet social dhe kam gjetur këtë lajm nga më të ulëtat që ekzistojnë... Kësaj radhe nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. As kjo gazetë plehra, as burimi”, deklaroi Katia. "Jemi në një epokë ku çdo gjë shkon për të marrë pëlqime. Nëna ime është pothuajse 70 vjeç. Unë vetë do i shkoj deri në fund që kushdo që ka pasur idenë brilante për ta botuar këtë ta paguajë”, vijoi ajo./Lapsi.al

Të këshilluara

Selena Gomez zbulon statusin e saj

Selena Gomez bëri të ditur statusin e saj të lidhjes në një video të re të enjten. Gomez shkoi në TikTok për të ndarë një klip të saj duke parë një ndeshje f...

10:15

Zbulohet partnerja e re e Bill Murray

Së fundmi është zbuluar partnerja e re e Bill Murray. Sipas US Sun, këngëtarja, Kelis është në lidhje me aktorin e "Ghostbusters", 72 vjeç. Dyshja ndezën tha...

09:58

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe gruaja e tij prej 34 vitesh do të fshihen diku, ndoshta...

09:40

Së shpejti një festival për Robert De Niro

Robert De Niro bashkëthemeloi Festivalin Tribeca – dhe tani ai po bën një festë të tijën për ditëlindjen e tij të 80-të. "De Niro Con" do të jetë një ngjarje...

09:19

Dhurata e Lewis Hamilton për Shakira

Grand Prix i Spanjës ishte i mbushur plot me të famshëm dhe, pa dyshim, një nga ata që vodhi vëmendjen ishte Shakira. Pas gati dy muajsh pasi u transferua në Mi...

17:41

Chris Hemsworth: U lodha duke luajtur Thor

Chris Hemsworth vlerëson faktin që ai eksperimentoi me karakterin e tij, Thor. Aktori luajti për herë të parë personazhin e Marvel-it në Thor të vitit 2011, ...

17:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI