Flash

Ambasadori mbështetës i Vuçiç: SHBA dëshiron një marrëdhënie më të mirë dhe të thellë me Serbinë

Lapsi.al 9 June 2023
Ambasadori mbështetës i Vuçiç: SHBA dëshiron

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se SHBA dëshiron një marrëdhënie më të mirë dhe më të thellë me Serbinë.

Deklaratën, Hill e dha këtë të premte teksa mbajti fjalën e tij në një akvititet të organizuar nga Dhoma e Tregtisë në Serbi.

“Unë besoj se Serbia tani po merr vendime të mira dhe po shkon në drejtimin e duhur. Sigurisht që do të ketë ende vështirësi, por SHBA e sheh Serbinë si një partner të mirë me të cilin mund të punojë dhe me të cilin do të jetë më afër në të ardhmen”, theksoi ai.

Sipas Hill, nuk është sekret që SHBA e mbështet Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk jam këtu për të folur për të kaluarën dhe vështirësitë, por jam këtu për të thënë se, megjithëse vendet tona i ndan një oqean, ne nuk jemi të ndarë. Një pjesë thelbësore e rolit amerikan këtu është të mbështesë Serbinë në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në BE. Është thelbësore që Serbia dhe BE-ja të punojnë së bashku, domethënë që Serbia të anëtarësohet në Union”, nënvizoi diplomati amerikan.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI