Flash

Rama përgatit draft për të zgjidhur krizën në Veri

Lapsi.al 8 June 2023
Rama përgatit draft për të zgjidhur krizën në Veri

Kryeministri Edi Rama ka propozuar një draft për zgjidhjen e krizës në Kosovë, pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk ka ndarë asnjë informacion në lidhje me draft propozimin për zgjidhjen e krizës në Kosovë me vetë Kurtin, ndërsa deklaroi se dokumenti i është dorëzuar presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz.

Rama: Uroj dhe lutem që Kosova të mos sanksionohet për qëndrimin e saj, jam sot këtu për të ndarë diçka që nuk e kam thënë më parë, që nyja e debatit do të ishte asosacioni i komunave serbe, dhe jam i bindur që asnjëra nga palët nuk e do këtë, duke mbajtur të hapur krizën me lloj lloj artificash.

Dje i kam përcjellë Scholz dhe Macron një draft të asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni BE dhe SHBA, është punuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kur palët, dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë.

Palët nuk po merren vesh as se kush duhet të shkruajë këtë tekst, ky është një dokument konfidencial, i cili nuk pretendon që të jetë zgjidhja ideale, por që ju siguroj që është themeli për krijimin e asosacionit.

Unë jam i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës në sy të pranisë ndërkombëtare, që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme.

Kërcënimi për Kosovën është zero, që nga vitit 1999, është një kërcënim që ekzsiton vetëm në mendjen e politikanëve të Kosovës, që duan ta përdorin për politikën e brendshme. Serbia nuk ka mundësi që ti prekë Kosovës një qime floku.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI