Flash

Mbyllja e ASA/ Zhupa "përplaset" me Kushin në Kuvend

Lapsi.al 8 June 2023
Mbyllja e ASA/ Zhupa "përplaset" me Kushin në Kuvend

Në foltoren e Kuvendit deputetja demokrate Ina Zhupa nga Kuvendi tha se shkrirja e Akademisë së Albanologjisë është bërë në shkelje të ligjit.

“Ndryshe nga Kushi që e lavdëronte akademinë, Gjinushi nuk e fshehu kurrë që donte ta mbyllte. Në vitin 2021, Gjinushi do të shprehej atë që do të ndodhte. Pra na thotë që reformat në këtë vend i bën Gjinushi, i del fjala atij dhe jo ministres, dhe ju bëtë një VKM për ti plotësuar dëshirat politike Gjinushit, shkelët ligjin. Është njësoj si akademia e rendit të thotë që duhet të shkrihet ajo e arteve, dhe të bëhet.

Justifikim ishte se aty lindën dhe nga aty mund të kthehen, por Albanologjia ka lindur më shpejt. Ju bëni një VKM ku prishni akademinë dhe shkelni kushtetutën, sepse shkelni autonominë dhe lirinë akademike. Shkelni autonominë të mbrojtura nga Kushtetuta, 15 vite në këto vite ka ndryshuar metodologjia dhe projektet, si i zgjidhni duke i bërë vasal të Skënder Gjinushit”, tha ajo.

Kushi ka reaguar duke u shprehur se ky vendim është i mirëmenuar dhe i shërben Akademisë si edhe Albanologjisë, kjo pasi shumica e punonjësve punojnë në të dyja institucionet, çka i shërben edhe jetës akademike në vend.

“Këta 100 studiues do të ngrihen në një nivel të ri. Akademia e shkencave është maja, është nder për ne. Liria akademike është kur je legjitim, jo kur të do ty qejfi. Duhen ndjekur vendimet një pas një. Pjesa më e madhe e punonjësve të Albanologjisë janë pro këtij vendimi, shumica prej tyre punojnë në akademinë e shkencave. Nuk flitet për shkrirje por bashkim. Si me një të rënë të lapsit e mbyllni? Ja ku ka shkresat. Unë personalisht në qershor 2021 i jam drejtuar akademisë së studimeve të riorganizohet në përputhje me ligjin. por asnjëherë nuk kanë pranuar të riorganizohen sipas ligjit. Të justifikojmë shkeljen e ligjit? Nuk ka student. Nuk është regjistruar asnjë student për 8 vite. Zero.

Nuk po i hedhim në rrugë por po garantojmë transferimi në instucione të larta që kanë programe të ngjashme. Gjithçka transferohet, asgjë nuk hidhet në erë. Këta 100 studiues do të ngrihen në nivel të ri. E thoni vazhdimisht i keni bërë nder Gjinushit, sikur Gjinushi do ta marrë në shtëpi Akademinë”, tha Kushi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI