Flash

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 9 persona në Tiranë

Lapsi.al 7 June 2023
Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 9

Nëntë shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve është edhe një 28 vjeçar banues në Përmet i cili ishte dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. I arrestuar për lëndë narkotike është edhe një 35 vjeçar në Tiranë. Ndërkaq në pranga kanë rënë edhe disa drejtues mjetesh të cilët ishin në timon në gjendje të dehur ose pa leje qarkullimi.

Në njoftimin e policisë thuhet:

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan një 35 vjeçar, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim Askerd Malkë, 28 vjeç, banues në Përmet, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 28-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan një shtetas 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim të rremë se i kishin vjedhur celularin, të cilin, pas verifikimeve, rezultoi se e kishte shitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan 19 vjeçarin, banues në Kombinat, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një përforcues grushti (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan 39 vjeçarin, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– 20 vjeçarin, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– 51 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues një 27 vjeçar. Si pasojë janë dëmtuar dy shtetas fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

– Një 33 vjeçar, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– 31 vjeçari, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në kryqëzimin e rrugës “Shkëlqim Fusha” me rrugën “Bill Klinton”, ka aksidentuar një 45 vjeçar, që udhëtonte me biçikletë, dhe më pas larguar nga vendi i aksidentit. 45-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI