Flash

Stella McCartney realizon një çantë prej bananes

Lapsi.al 7 June 2023
Stella McCartney realizon një çantë prej bananes

Stella McCartney vijon misionin në emër të inovacionit. Dizajnerja angleze lançon çantën e parë të bërë me bimë bananeje dhe konfirmon edhe një herë se lëkura nuk është materiali i vetëm për t'u fokusuar për një aksesor luksoz. Çanta në material alternativ bën debutiminnë koleksionin vjeshtë-dimër 2023 duke u fokusuar në Bananatex, një pëlhurë krejtësisht natyrale, pa plastikë rezistente dhe e papërshkueshme nga uji.

Çanta e re e Stella McCartney është e qëndisur me printin "Fungi Forest" toile de jouy, një motiv i vizatuar me dorë që debutoi në koleksionin pranverë-verë 2022. Vetë çanta, e projektuar për sezonin e ardhshëm, është endur në bazë të Bananatex duke përdorur fije poliesteri të ricikluar pas konsumit.

"Stella McCartney ka qenë gjithmonë marka pioniere e modës për të drejtat e kafshëve dhe ambientalizmin," tha Hannes Schoenegger, bashkë-themelues dhe CEO i Bananatex. "Fillimi i këtij bashkëpunimi me pëlhurat tona plotësisht rrethore shënon një moment historik të rëndësishëm në historinë e Bananatex." Ky material i ri është bërë nga bimët e bananes Abacá të rritura natyrshëm në Filipine, të cilat janë plotësisht të vetë-mjaftueshme. Në fakt, bimët nuk kërkojnë pesticide apo plehra për kultivimin e tyre dhe ofrojnë kërcell që mund të korren periodikisht përpara se të rigjenerohen brenda një viti. Për më tepër, gjatë kësaj kohe bima vepron si një burim ushqimi për biodiversitetin përreth.

Por kjo nuk është e gjitha: pasi të korren, gjethet e bimëve të bananes dekompozohen natyrshëm dhe krijojnë një pleh që kontribuon në ripyllëzimin e zonave në Filipine. Cilësia përfundimtare e pëlhurës është e ngjashme me pambukun dhe ofron një alternativë natyrale ndaj materialeve sintetike. Bananatex ka marrë gjithashtu certifikatën "Cradle to Cradle Gold", standardi më i avancuar global për produktet e prodhuara në mënyrë të përgjegjshme dhe rrethore.

Të këshilluara

Princ Harry: Mediat dëmtuan lidhjet e mia

Princ Harry bëri histori të martën, duke u bërë anëtari i parë i familjes mbretërore që dëshmoi në gjykatë në më shumë se një shekull. Duka  i Sussex-it lësh...

16:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI