Flash

Shpërthimi i digës, Zelensky: Bombë mjedisore

Lapsi.al 7 June 2023
Shpërthimi i digës, Zelensky: Bombë mjedisore

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, e quajti shkatërrimin e digës në lumin Dnieper, afër Khersonit, në Ukrainën jugore, "një ekocid" dhe "një bombë e shkatërrimit masiv të mjedisit". Ai konfirmoi se Kievi tashmë e ka denoncuar Rusinë për këtë veprim para drejtësisë ndërkombëtare.

Ndër të tjera, shkatërrimi i hidrocentralit bëri që të paktën 150 tonë vaj hidraulik të derdheshin në lumë dhe sipas autoriteteve ukrainase, ndotësi zbret “me shpejtësi të madhe” përmes rrjedhës së lumit drejt Detit të Zi.

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa akses në ujë të pijshëm nga shpërthimi i digës Kakhovka, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai deklaroi se të paktën “dhjetëra mijëra” njerëz janë ende të bllokuar në zonë.

“Terroristët rusë kanë vërtetuar edhe një herë se janë një kërcënim për çdo gjë të gjallë”, shtoi ai. Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për hedhjen në erë të digës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI