Flash

Presione nga mbështetës të Bashës/ Bardhi: Kolegët të distancohen nga dhuna

Lapsi.al 7 June 2023
Presione nga mbështetës të Bashës/ Bardhi: Kolegët

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një deklarate për dhunën verbale e shantazhin ndaj deputetëve të PD. Nëpërmjet kësaj komunikate, Bardhi u shpreh se dënon aktet e dhunës dhe se ajo nuk është zgjidhje për problemet me të cilat po përballen demokratët,

Kujtojmë se gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja.

"Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë"- thuhet në reagimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Të këshilluara

Arsyeja/ Taulant Balla paraqitet në SPAK

Deputeti socialist Taulant Balla është thirrur nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion në cilësinë e dëshmitarit. Balla është thirrur si person që ka dijeni për ...

10:38

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI