Flash

Parashikimi i motit: Pjesa e parë me diell, pasditja sjell shi

Lapsi.al 7 June 2023
Parashikimi i motit: Pjesa e parë me diell, pasditja sjell shi

Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites. Orët e pasdites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. Më të dukshme ato do të jenë në qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin sërisht përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë paraqitet me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të vendit. Ndërsa orët vijuese do ti shtojnë vranësirat në të gjithë Republikën e Kosovës duke gjeneruar reshje shiu dhe stuhi afat-shkurtra breshëri. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin ndërprerje të reshjeve në pothuajse të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

MV në orët e para të ditës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në një pjesë të mirë të territorit. Por priten edhe reshje në formë breshëri në zona të izoluara Perëndimore. Mbrëmja dhe orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Evropa

Mbetet me vranësira, shira si edhe mini-stuhi breshëri; i gjithë gadishulli i Ballkanit. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë sërisht Gadishullin Iberik duke sjellë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqiten Evropa Veriore, Ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore ku moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI