Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Harry flet për aludimet se James Hewitt është babai i tij i vërtetë

Lapsi.al 7 June 2023
Harry flet për aludimet se James Hewitt është babai i tij i

Princ Harry pranoi në një dëshmi të re gjyqësore se thashethemet se James Hewitt është babai i tij i vërtetë - jo Mbreti Charles III - i ka shkaktuar atij dhimbje të madhe gjatë viteve.

Duka i Sussex ka paditur Mirror Group Newspaper Limited për përdorimin e metodave joetike, si hakerimi i telefonit, për të marrë informacione rreth tij gjatë viteve. Ai sulmoi publikimet e grupit në një deklaratë me shkrim të marrë nga New York Times të martën për thashethemet e atësisë në disa artikuj.

“Në atë kohë, kur isha 18 vjeç dhe kisha humbur nënën time [Princeshën Diana] vetëm gjashtë vjet më parë, histori të tilla si kjo më dukeshin shumë të dëmshme dhe shumë reale,” tha Harry, duke iu referuar një artikulli të The People me titull: Komplot për të grabitur ADN-në e Harrit”, botuar më 15 dhjetor 2002.

“Ata ishin lëndues, të poshtër dhe mizorë”, shtoi princi. “Gjithmonë kam mbetur duke vënë në dyshim motivet pas historive. A ishin të prirura gazetat të vendosnin dyshime në mendjet e publikut në mënyrë që unë të përjashtohesha nga Familja Mbretërore? Në kohën e këtij artikulli dhe të tjerëve të ngjashëm me të, nuk isha në të vërtetë në dijeni se nëna ime nuk e kishte takuar  Hewitt deri pasi linda unë”, shkroi Harry. “Afati kohor është diçka për të cilën mësova vetëm rreth vitit 2014.”

Filantropisti tregoi gjithashtu se një çështje tjetër që lidhej me artikullin në fjalë që ishte "shqetësuese " ishte fakti se një "burim mbretëror " po i siguronte një gazetari detajet se si do të kryhej ky komplot i supozuar i atësisë. Mirror Group Newspaper Limited ka mohuar çdo keqbërje, por ka kërkuar falje në maj, duke thënë, "MGN kërkon falje  për të gjitha rastet e tilla dhe siguron pretenduesit se një sjellje e tillë nuk do të përsëritet kurrë."

 

Të këshilluara

Megan Fox dhe reperi rikthehen së bashku

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po vazhdojnë të punojnë për lidhjen e tyre. Pas aludimeve për tradhëti, një burim i tha ET se dyshja "janë shumë më mirë". “P...

15:12

Ricky Martin në Tiranë me 20 Korrik

She livin’ la vida loca Sikurse është përfolur orët e fundit ylli i muzikës latine Ricky Martin do vijë në vendin tonë. Lajmi është konfirmuar sot nga kry...

12:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI