Flash

Bluzja 4.450 dollarë e Chanel që po çmend TikTok

Lapsi.al 7 June 2023
Bluzja 4.450 dollarë e Chanel që po çmend TikTok
Në mënyrë ciklike, entuziastët e modës dhe jo vetëm bëhen të fiksuar pas disa artikujve të pazakontë dhe me çmime tepër të larta. Verën e kaluar ishte radha e bluzës së bardhë prej 690 eurosh nga Prada, e dyta fundeve të Diesel me gati 800 euro dhe Trash Pouch nga Balenciaga për 1800 dollarë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by HIGHSNOBIETY (@highsnobiety)

Sot në pistën e viktimave të modës, në vend të kësaj është Chanel, me një bluzë në të cilën bie në sy një qëndisje me rruaza e frymëzuar nga Formula 1, e prezantuar gjatë Koleksionit Cruise 2023. Një produkt i këndshëm që në shikim të parë do të kalonte pa u vënë re, nëse nuk do tw ishte pwr disa influencues– përfshirë Madeleine White dhe Charlotte Casiraghi. Dy vajzattreguan dy versionet e bluzes në Çmimin e Madh të Monakos, duke tërhequr vëmendjen e internetit. "Unë nuk kam parë F1 dhe nuk më pëlqen Chanel për vite me radhë", tha një përdorues në Twitter, "por kjo bluzë po më flet!". Por ajo që është qartësisht e diskutueshme është çmimi, i pazakontë për një bluzë, prej 4450 dollarësh. Bluza e prezantuar për herë të parë në pasarelë gjatë spektaklit në hotelin Monte-Carlo Beach, përveç interesit në rritje të TikTok, ka gjeneruar edhe një det polemikash dhe debatesh për koston reale. Disa përdorues madje pretenduan se mund të kushtojë deri në 10 mijë dollarë, ndërsa të tjerë i janë afruar çmimit aktual (të konfirmuar nga Highsnobiety) duke parashikuar shifra që ishin rreth 5 mijë ose 6 mijë dollarë. Padyshim që qarkulluan shpejt edhe imitimet e lira të bluzës, e cila me estetikën e saj femërore, por sportive tashmë është në garë për t'u bërë must-have më e lakmuar e verës.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Princ Harry: Mediat dëmtuan lidhjet e mia

Princ Harry bëri histori të martën, duke u bërë anëtari i parë i familjes mbretërore që dëshmoi në gjykatë në më shumë se një shekull. Duka  i Sussex-it lësh...

16:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI