Flash

Ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme, bllokohet trageti në Liqenin e Komanit

Lapsi.al 6 June 2023
Ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme, bllokohet

Një traget dhe pesë varka të ndërtuara në mënyrë artizanale  që ushtronin aktivitetin e tyre në Liqenin e Komanit, janë bllokuar nga policia, pas kontrollove të ushtruara në kuadër të operacionit policor të koduar “Komani”.

Sipas informacioneve të policisë, trageti ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij. Për pasojë, është proceduar penalisht 53-vjeçari, pronari i tragetit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Ndërkaq, u konstatua se pesë varkat ishin të pasigurta për lundrim dhe pronarët e tyre janë ndëshkuar me masë administrative nga 10 000 lekë të rinj.

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, Policia Kufitare e Shkodrës, FNSH Shkodër, në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Durrësit.

Të këshilluara

KAS hap sot kutitë e bashkisë së Belshit

Ashtu siç u vendos dje nga KAS, ditën e sotme në KQZ do të hapen kutitë e votimit për bashkinë e Belshit. Përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” depozituan...

07:40

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI