Flash

Reforma e pensioneve, Franca sërish në protestë

Lapsi.al 6 June 2023
Reforma e pensioneve, Franca sërish në protestë

Qindra mijëra protestues pritet të dalin në rrugët e qyteteve franceze kundër reformës së pensioneve të Emmanuel Macron, në protestën e 14-të që nga janari.

Në prill, Macron nënshkroi ligjin për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, pasi aktivizoi një mekanizëm kushtetues që lejonte miratimin e tij duke anashkaluar Asamblenë Kombëtare me miratimin e Gjykatës Kushtetuese.

Rritja e moshës së pensionit, që synon forcimin e sistemit të pensioneve të Francës për një afat të gjatë, ishte një angazhim kyç i mandatit të dytë dhe të fundit të Macron.

Megjithatë, rivalët e majtë të Macron, në një ofertë të dëshpëruar, kanë paraqitur ligjin e tyre të propozuar, duke anuluar rritjen e detyrueshme të kufirit të pensionit dhe në një letër të hapur drejtuar gazetës Le Monde dje, i kanë bërë thirrje presidentit të Asamblesë Kombëtare të lejojë votimin.

Autoritetet presin që deri në 600,000 protestues të marrin pjesë në protestat e sotme në Francë, më pak se gjysma e numrit të protestuesve në kulmin e tyre më 7 mars, ku morën pjesë 1.28 milionë njerëz.

Ndryshe nga mobilizimet e mëparshme, priten probleme të kufizuara në funksionimin e transportit publik dhe disa anulime fluturimesh veçanërisht në aeroportin Orly në kryeqytetin francez.

Të këshilluara

Erdogan betohet si president i Turqisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është betuar sot si kreu i shtetit, “Unë, si president, betohem për nderin dhe integritetin tim përpara kombit dhe histo...

17:13

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI