Flash

Katër viktima nga rrëzimi i avionit privat që fluturoi mbi Uashington

Lapsi.al 6 June 2023
Katër viktima nga rrëzimi i avionit privat që fluturoi mbi

Hetuesit federalë u përpoqën të gjenin mbetjet e një avioni privat për të zgjidhur misterin se përse mjeti doli nga rruga dhe u përplas në një mal, duke vrarë katër personat në bord. Administrata Federale e Aviacionit tha në një përditësim të shkurtër se piloti dhe tre pasagjerët u vranë dhe se një avion u “shkatërrua” nga përplasja.

Hetuesi i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, Adam Gerhardt u tha gazetarëve se do t’u duhet kohë për të arritur në vendndodhjen e largët të përplasjes, gati 5 kilometra në veri të Montebellos. Hetuesit pritet të qëndrojnë në vendngjarje për të paktën tre deri në katër ditë. Zëdhënësja e NTSB-së, Jennifer Gabris, tha se hetuesit u detyruan të shkonin në këmbë në vendngjarje për shkak të terrenit malor.

Vëmendja për rrëzimin dhe shkakun e tij u rrit nga trajektorja e pazakontë e fluturimit mbi Uashington, dhe nga zhurma e shkaktuar nga valët sonike të aeroplanëve ushtarakë që u dëgjua në të gjithë kryeqytetin dhe në pjesë të shteteve Merilend dhe Virxhinia. Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut tha në një deklaratë se avioni ushtarak ishte autorizuar të udhëtonte me shpejtësi supersonike, gjë që shkaktoi dhe zhurmën e madhe. Policia tha se ekipet e shpëtimit kishin arritur në vendin e përplasjes në një pjesë rurale të Luginës Shenandoah dhe se nuk u gjet asnjë i mbijetuar.

Të këshilluara

Erdogan betohet si president i Turqisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është betuar sot si kreu i shtetit, “Unë, si president, betohem për nderin dhe integritetin tim përpara kombit dhe histo...

17:13

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI