Flash

Anulohet shfaqja e Snoop Dogg dhe Dr. Dre

Lapsi.al 5 June 2023
Anulohet shfaqja e Snoop Dogg dhe Dr. Dre

Shfaqja e ardhshme e Snoop Dogg në Hollywood Bowl po riplanifikohet mes grevës së shkrimtarëve.

Reperi e bëri të ditur lajmin në Instagramin e tij të premten, duke shpjeguar se shfaqja, e vendosur për të festuar 30 vjetorin e albumit të tij debutues Doggystyle, do të shtyhet nga qershori në tetor.

“Për shkak të grevës së vazhdueshme të WGA dhe negociatave të DGA dhe SAG/AFTRA, ne kemi vendosur të shtyjmë shfaqjet e planifikuara për 27 qershor dhe 28 qershor në Hollywood Bowl. Ne qëndrojmë në solidaritet me sindikatat dhe shpresojmë që AMPTP do të negociojë marrëveshje të drejta sa më shpejt të jetë e mundur dhe të gjithë mund t'i rikthehen punës”, ka shkruar reperi në postimin e tij.

Hollywood Reporter ka mësuar gjithashtu se Snoop dhe Dr. Dre dërguan kamionë me ushqim te grevistët në Paramount Studios të premten. Dr. Dre, i cili është  producent i shfaqjes, ishte vendosur gjithashtu të dilte në skenë së bashku me Snoop për shfaqjet e 27 dhe 28 qershorit. Sipas Billboard, të dy do të bashkoheshin nga Orkestra ReCollective e udhëhequr nga dirigjenti Derrick Hodge, si dhe do të mirëprisnin të ftuarit specialë.

Datat e reja të shfaqjes tani janë 20 dhe 21 tetor. Vitin e kaluar, Snoop dhe Dr. Dre ishin ndër interpretuesit në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl 2022 në Inglewood, ku ata bënë homazhe për historinë e muzikës së South L.A së bashku me Mary J. Blige, Kendrick Lamar dhe Eminem./Lapsi.al

Të këshilluara

Shakira rikthehet në Barcelonë

Shakira ka pasur një vit shumë të trazuar. Më 4 qershor 2022, këngëtarja dhe Gerard Pique njoftuan publikisht ndarjen e marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh së ba...

11:33

Konfirmohet vazhdimi i Hocus Pocus

Në një intervistë me The New York Times, Sean Bailey, President i Walt Disney Studios Motion Picture Production konfirmoi se Hocus Pocus 3 është në punë. Ndë...

10:18

Lily-Rose Depp flet për filmin me The Weeknd

Lily-Rose Depp ka folur së fundmi për premierën e serialit të saj të ri dramatik The Idol. Depp shkoi në Instagram të dielën për të ndarë një sërë pamjesh ng...

09:26

Elliot Page zbulon romancën me Kate Mara

Elliot Page pretendon në kujtimet e tij të ardhshme se ai kishte një lidhje me Kate Mara ndërsa ajo ishte në lidhje me Max Minghella. “Personi i parë me të c...

15:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI