Flash

Shakira rikthehet në Barcelonë

Lapsi.al 5 June 2023
Shakira rikthehet në Barcelonë

Shakira ka pasur një vit shumë të trazuar. Më 4 qershor 2022, këngëtarja dhe Gerard Pique njoftuan publikisht ndarjen e marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh së bashku.

"Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin", thuhet në deklaratën e lëshuar nga agjencia e komunikimit të artistes.

Një vit më vonë, jeta e tyre ka ndryshuar shumë. Tani, Shakira është zhvendosur me djemtë e saj, Milan dhe Sasha, në Miami.. Ndërkohë, Pique duket i lumtur në marrëdhënien me Clara Chia-n dhe i fokusuar në projektet e tij të biznesit. Megjithatë, që nga momenti kur ata bënë publike ndarjen e tyre, përplasjet dhe mesazhet lënduese mes të dyve kanë qenë të vazhdueshme.

Tani, këngëtarja kolumbiane është rikthyer në Barcelonë me dy fëmijët e saj, vetëm dy muaj pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shakira ka bërë një rikthim surprizë në qytetin e saj për kaq shumë vite  e shoqëruar nga vëllai i saj Tonino për t'i cuar personalisht Gerard dy djemtë e saj Milan dhe Sasha, si pjesë e marrëveshjes së ndarjes së çiftit.

Ajo që askush nuk e priste ishte mundësia që të dyja palët të takoheshin këtë fundjavë në F1 GP. Të dy Shakira dhe Pique u përfshinë në listën e të ftuarve VIP që morën pjesë në garën e së dielës.

Në fund, ajo që do të kishte qenë një ribashkim mjaft i tensionuar nuk u zhvillua. Shakira u paraqit në pistën e Barcelonës dhe madje tha se ishte "e kënaqur që u rikthye", ndërsa ish-mbrojtësi i Manchester United vendosi të mos shfaqej në Montmelo, ose të paktën jo në mënyrë publike, pasi ai nuk u kap as nga mediat ose nga tifozët./Lapsi.al

Të këshilluara

Konfirmohet vazhdimi i Hocus Pocus

Në një intervistë me The New York Times, Sean Bailey, President i Walt Disney Studios Motion Picture Production konfirmoi se Hocus Pocus 3 është në punë. Ndë...

10:18

Lily-Rose Depp flet për filmin me The Weeknd

Lily-Rose Depp ka folur së fundmi për premierën e serialit të saj të ri dramatik The Idol. Depp shkoi në Instagram të dielën për të ndarë një sërë pamjesh ng...

09:26

Elliot Page zbulon romancën me Kate Mara

Elliot Page pretendon në kujtimet e tij të ardhshme se ai kishte një lidhje me Kate Mara ndërsa ajo ishte në lidhje me Max Minghella. “Personi i parë me të c...

15:00

Filmi i JLo dhe Ben Affleck ndalon xhirimet

Filmi i ardhshëm i Ben Affleck, Unstoppable, ku do të luajë gruaja e tij Jennifer Lopez, ka "pezulluar xhirimet" mes grevës së vazhdueshme të shkrimtarëve. U...

13:37

Detaje nga filmi "Spider Man 4"

Fansat fillimisht besuan se filmi Spider Man i drejtuar nga Tom Holland dhe Zendaya do të përfundonte me Spider-Man: No Way Home, por këtë javë u raportua se ka...

13:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI