Flash

Tragjike në Itali/ Autobusi del nga rruga, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Lapsi.al 4 June 2023
Tragjike në Itali/ Autobusi del nga rruga, raportohet për të

Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhi rreth orës 04:00 në autostradën Napoli-Canosa, në zonën e Avellino-s, në drejtim të Napolit. Mediat italiane raportojnë se një autobus me 38 turistë pasagjerë ka dalë nga rruga, pasi dy mjete që udhëtonin para tij janë përplasur, dhe shoferi i autobusit ka tentuar të devijojë.

Autobusi ishte nisur për në Romë kur u gjend pas dy makinave, të cilat u përplasën. Shoferi i autobusit është kthyer majtas për të shmangur përplasjen, por ka dalë nga rruga. Tre makina të tjera, të cilat po ndiqnin autobusin, përfunduan duke goditur makinat e ndaluara në mes të rrugës.

“Të gjithë pasagjerët ishin në gjumë. Ajo që na zgjoi ishte frenimi i fortë dhe më pas përplasja kur u përplasëm me makina para se të përfundonim në shkëmb ”, tha një nga pasagjerët e autobusit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI