Flash

Ngarkesë nga Ekuadori, kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut

Lapsi.al 3 June 2023
Ngarkesë nga Ekuadori, kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut

Policia greke ka goditur një tjetër kartel të drogës që vinte nga Ekuadori, ndërsa ka sekuestruar 160 kg kokainë në portin e Selanikut. Aksioni në fjalë është bërë në bashkëpunim me prokurorinë amerikane të drogës DEA, ndërsa ishte pikasur droga që ishte fshehur në dy kontejner me banane që kishin mbërritur në këtë port 10 ditë më parë. Sipas ERT, ngarkesat lidhen dhe me 105 kg drogë të sekuestruara në mes të muajit të kaluar, ndërkohë ngarkesa ishte porositur nga e njëjta kompani me qendër në Shkup. Për rastin 105 kg drogë u arrestuan 10 persona, mes të cilëve edhe mjeku 68-vjeçar, i përfshirë në kontrabandë karburantesh dhe cigaresh. Tashmë sigurimi i Selanikut pritet t’i dërgojë hetuesisë të dhënat e reja për të plotësuar dosjen e ngritur tashmë për 105 kilogramët kokainë.

Të këshilluara

Erdogan betohet si president i Turqisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është betuar sot si kreu i shtetit, “Unë, si president, betohem për nderin dhe integritetin tim përpara kombit dhe histo...

17:13

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI