Flash

Veriu i Kosovës në flakë/ Cila është zgjidhja e perendimorëve?

Lapsi.al 2 June 2023
Veriu i Kosovës në flakë/ Cila është zgjidhja e

Duket se komuniteti ndërkombëtar ka propoziar një rrugëzgjidhje për ç'tensionimin e situatës në Veri të Kosovës, por pyetja themelore mbetet nëse Beogradi zyratar do ta pranojë një plan që rikthen qetësinë. Thelbi i tij është organizimi i zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut, për të zevendësuar ata që Albin Kurti  i etiketoi si kryetarë me "K" të vogël dhe me kompetenca teknike, me kryekomunarë të rinj serbë, të zgjedhur nga vetë serbët. Për të arritur deri këtu duhet që qeveria e Kosovës të pranojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme dhe të organizojë ato. Nga ana tjetër duhet që Lista Serbe të komandohet nga Beogradi që të mos i bojkotojë më zgjedhjet, por të marrë pjesë në to.

Ky duket se është kompromisi i madh që u arrit pas takimit të shkurtër të presidentes Vjosa Osmani me homologun e saj serb, në prani të presidntit francez Makron, kancelarit Sholz dhe shefit të diplomacisë së BE-së Borelli.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Idiotët e dobishëm kundër Albinit

Lidhur me këtë plan Albanian Post ka publikuar një dokument me 8 pika sipas të cilit përcaktohet harta e rrugës së këtij kompromisi. Në korrik 2023, kryetarët e komunave pritet të japin dorëheqje dhe presidentja Vjosa Osmani shpall zgjedhje të reja. Plani parasheh mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në fund gushti ose fillim shtatori 2023. Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ai i cili ka theksuar se tre aspektet kryesore të marëveshjes janë zgjedhjet e reja, pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to dhe rifillimi i punës për të ngritur asociacionin e komunave me shumicë serbe. E përpos karotës plani përmban edhe shkopin: përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar paralajmëruan pasoja “shumë serioze” në raportet mes BE-së dhe dy vendeve, në rast mosbashkëpunimi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pranuar se vendi i tij dhe Gjermania u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës. “Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron.

CNN: Pse serbët sulmuan NATO-n në Kosovë (dhe si po përfiton Vuçiç) 

Ai shtoi shtoi se u kërkua që të ketë pjesëmarrje nga banorët lokalë të komunitetit serb dhe tha se "palët do të konsultohen dhe do të kthehen javën tjetër me përgjigje të qarta".

presidentja Osmani e konfirmoi se Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia bënë këtë kërkesë gjatë takimit të tyre në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, dhe shtoi se u tha atyre që "ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë, në bazë të ligjit të Kosovës për zgjedhjet lokale. Rreth 20 për qind në listat e votuesve mund të nënshkruajnë një peticion dhe përmes tij mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja. Ne jemi të gatshëm ta ndjekim ligjin", tha Osmani.

Ajo shtoi se Vuçiçit iu kërkua që të mos u bëjë presion qytetarëve lokalë në veri të Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhje. "Ai nuk u përgjigj, por unë shpresoj që qytetarët do të lejohen që përdorin të drejtat e tyre", shtoi Osmani.

(PAMJET) Ushtarët e NATO-s të plagosur, ç’ndodhi në përleshjet me serbët e Kosovës  

Kjo është në fakt dilema e vërtetë: a do Vuçiçi paqe dhe qetësi? A i intereson atij të shkojë në një situatë normale dhe me vendet e kryetarëve të komunave të plotësuara përpara se të diskutohet në Bruksel implementimi i planit ët Asocacionit të kryetarëve të komunave serbe? Pikërisht nga ky vendim i Beogradit do të varet shumë edhe çtensionimi i situatës në Veri.

Situata në veri të Kosovës u tensionua qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48