Flash

Parashikimi i motit për ditën e sotme: Mbizotërojnë kthjellimet

Lapsi.al 2 June 2023
Parashikimi i motit për ditën e sotme: Mbizotërojnë

Sipas MeteoAlb, moti do të vijojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites.

Orët e pasdites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat në të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu. Pritet që përkohësisht të jenë me intensitet edhe mesatar në Jugperëndim të Kosovës, konkretisht në qytetin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV mbetet në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë mesditës dhe pasdites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore të vendit. Ndërsa orët e paradites dhe mbrëmjes në MV do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Të këshilluara

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiçin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka thënë se Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit...

10:58

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI