Flash

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ligjin për rritjen e tavanit të borxhit

Lapsi.al 1 June 2023
Dhoma e Përfaqësuesve miraton ligjin për rritjen e tavanit

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën në mbrëmje ligjin për rritjen e tavanit të borxhit federal, të bazuar në marrëveshjen mes Presidentit Biden dhe Kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy. Ligji, i cili u miratua me 314 vota pro dhe 117 kundër, tani duhet të miratohet nga Senati para se të marrë nënshkrimin e Presidentit Biden.

Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy u angazhuan me intensitet të lartë për të siguruar mbështetje për miratimin e ligjit për rritjen e tavanit të borxhit, që përfshin edhe shkurtimet buxhetore të kërkuara nga republikanët.

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen paralajmëroi javën e kaluar se Kongresi duhet të rrisë kufirin e borxhit deri më 5 qershor, ose përndryshe qeveria nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj financiare. Ajo tha se edhe pritja deri në minutën e fundit mund të dëmtojë seriozisht besimin e biznesit dhe të konsumatorëve dhe të ndikojë negativisht në vlerësimin e kreditit të vendit. Ligji përfshin heqjen e kufirit ekzistues të huamarrjes deri në janar të vitit 2025 dhe një marrëveshje buxhetore dyvjeçare, që i mban shpenzimet federale të pandryshuara në vitin 2024 dhe i rrit ato me 1% në vitin 2025.

Pjesë të tjera përfshijnë një pakësim të numrit të agjentëve të rinj që do të punësojë agjencia e grumbullimit të taksave, një kërkesë që shtetet të kthejnë 30 miliardë dollarë ndihma të pashpenzuara të marra për pandeminë e koronavirusit nga qeveria federale dhe rritjen nga 50 në 54 vjeç, për grupmoshat që duhet të punojnë, që të kualifikohen për ndihma ushqimore.

 

Udhëheqësit e Senatit kanë paralajmëruar se do ta marrin për shqyrtim ligjin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për rritjen e tavanit të borxhit të premten./VOA

Të këshilluara

Tensione mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Sërish tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, dy ditë përpara rifillonit të bisedimeve që synojnë në arritjen e një marrëveshjeje paqeje që pritej të zgjid...

10:48

Nxënësi godet me thikë mësuesen në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Itali. Mësohet se një mësuese ka mbetur e plagosur. Sipas të dhënave paraprake, ka qenë një nxënës ai ...

10:08

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI