Flash

Amber Heard: Nuk do heq dorë nga Hollywood

Lapsi.al 1 June 2023
Amber Heard: Nuk do heq dorë nga Hollywood

Amber Heard ende nuk është gati të lërë Hollywood-in.

Aktorja konfirmoi në një video të re të postuar në TikTok se aktualisht jeton në Spanjë – por ende ka projekte filmike në punë. "Unë e dua shumë Spanjën," i tha ajo një gazetari vendas në spanjisht. Kur u pyet nëse planifikon të qëndrojë në Spanjë për një kohë të gjatë, aktorja e "Aquaman" u përgjigj: "Shpresoj që po. Më pëlqen të jetoj këtu.”

Heard më pas përpiqet me dashamirësi të largohet nga intervista në pritë duke i thënë ekipit të medias se ishte një "kënaqësi" që i takoi. Megjithatë, gazetarja më pas bën një pyetje të fundit, duke pyetur nëse ajo ka ndonjë projekt filmik të planifikuar përpara, të cilit  Amber iu  përgjigj: "Oh, po". "Unë vazhdoj të eci përpara," shtoi ajo. "Kjo është jeta."

Heard u nis për në Evropë në shtator 2022, vetëm tre muaj pasi ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp, fitoi gjyqin e tij për shpifje kundër saj më 1 qershor. Ajo u pa në atë kohë në një udhëtim në Palma de Mallorca me vajzën e saj, Oonagh.Që atëherë, Heard dhe vogëlushja e saj janë parë në disa takime lojërash nëpër Spanjë. Më pas u raportua se aktorja e “Justice League” u largua përgjithmonë nga showbizi.  Alison Boshoff i Daily Mail pohoi në një artikull të botuar më 4 maj se miku i Heard tha se aktorja "u largua nga Hollywood dhe u zhvendos në heshtje në Spanjë".

Depp, nga ana e tij, ka përfituar gjithashtu nga vëmendja që fitoi gjyqi i tij shumë i publikuar. Aktori, mori pjesë së fundmi në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë, ku mori një ovacion prej shtatë minutash për interpretimin e tij si Mbreti Louis XV në dramën biografike "Jeanne Du Barry". Megjithatë, gjatë një konference për shtyp në Kanë, Depp tha se ai "nuk kishte nevojë" për Hollywood./Lapsi.al

Të këshilluara

Kim Catrall rikthehet në Sex and The City

Kim Catrall, e cila është grindur me Sarah Jessica Parker për vite me radhë, filmoi fshehurazi një skenë për sezonin e ardhshëm 2 të "And Just Like That". Nj...

13:58

Pink nuk i kurson pozat nudo në Instagram

Pink ndodhet në një udhëtim me familjen e saj e sigurisht ka publikuar foto. Këngëtarja e njohur shpesh ndan me publikun e saj në rrjetet sociale momente nga pë...

10:24

Ryan Gosling flet për raportin me Eva Mendes

Ryan Gosling po jep një vështrim të rrallë dhe të përzemërt në jetën e tij personale. Në një kopertinë të re për numrin Global Summer të GQ, aktori i Barbie fle...

17:41

Megan Thee Stallion bën pauzë nga muzika

Megan Thee Stallion po i jep përparësi shëndetit të saj mendor duke bërë një pushim. Në një intervistë për InStyle, reperja ndan se fansat e saj do të duhet të ...

17:28

Ndahet nga jeta aktori John Beasley

John Beasley, aktori më i njohur për punën e tij në shfaqjet televizive The Soul Man dhe Everwood ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Djali i aktorit, Mik...

15:43

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI