Flash

Trafiku i drogës nga Amerika në Evropë, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar pjesë e “Ndragheta”

Lapsi.al 31 May 2023
Trafiku i drogës nga Amerika në Evropë, kush janë 4

Katër shqiptarë ishin mes 41 personave të arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, pjesë e mafies Ngragheta.

Bëhet fjalë për:

Nertil Hoxhaj, 38 vjeç;

Ervin Proshka, 32 vjeç;

Reshit Seferi, 32 vjeç;

Ankeloid Tuci, 41 vjeç

Të arrestuarit akuzohen për trafik droge në Amerikën Latinë, duke përdorur subjekte kineze, të cilët përdoronin një sistem informal për pastrimin e parave.

“Bastisja e sotme është një operacion vendimtar që tregoi se si ‘Ndrangheta arrin kudo me ndërlidhje në të gjithë botën,” tha kapiteni i policisë së Guardia di Finanza, Angelo Santori.

Bisedat e koduara dhe struktura e shoqatës

Falë përgjimit të bisedave të koduara përmes platformës Sky ECC, hetuesit rindërtuan strukturën e shoqatës kriminale dhe të gjithë zinxhirin e furnizimit të drogës.

Hetimet: Lumenj droge dhe dhjetëra miliona euro

Gjatë hetimeve u zbuluan furnizime dhe transferta për sasi prej 1200 kilogramëve kokainë, 450 kilogramë hashash dhe 95 kilogramë marihuanë. Këto sasi të mëdha do të kishin sjellë dhjetëra miliona euro për shoqatën.

Roli i kinezëve

“Një rol aktiv dhe absolutisht i çmuar në punën sistematike të pastrimit të të ardhurave të paligjshme të shoqatës kriminale u mbulua nga një rrjet i vërtetë personash me kombësi kineze.

Këta të fundit, nëpërmjet mekanizmave të artikuluar të “kompensimit”, mundën t’ua dorëzonin paratë agjentëve të trafikut të drogës dhe vetë karteleve të Amerikës së Jugut nëpërmjet “agjentëve” me banim jashtë vendit”.

Hetimet do të kishin treguar se, falë mekanizmit fei ch’, “shoqata ishte në gjendje të pastronte më shumë se 5 milionë euro.”

Krahas 41 personave të arrestuar, u sekuestruan 44 objekte dhe toka, 17 automjete/motoçikleta, 354 llogari bankare dhe 80 shoqëri, veprimtari tregtare dhe aksione, me një vlerë totale të vlerësuar mbi 50 milionë euro.

Janë kryer edhe kontrolle të shumta personale dhe lokale, të cilat janë ende në vazhdim.

Të këshilluara

Grabitet gjatë natës banesa në Lushnjë

Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i k...

10:12

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI