Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime deri në mesditë, pjesa e dytë me reshje shiu

Lapsi.al 31 May 2023
Parashikimi i motit: Kthjellime deri në mesditë, pjesa e dytë me

Sipas MeteoAlb, kthjellimet dominojnë territorin Shqiptar deri në mesditë kut priten kalime vranësirash, më të theksuara në zonat Veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu. Pjesa e dytë e ditës, sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë sërisht rrebeshe shiu si edhe shkarkesa elektrike, nuk do të mungojnë edhe momentet e breshërit në zona të izoluara në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor krijuar në brigjet det dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të jenë prezente në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë vranësira të shpeshta gjatë pjesës së dytë të ditës. Parashikohet që vranësirat të gjenerojnë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore. Por në Kosovë do të ketë edhe intervale me kthjellime të cilat më të theksuara pritet të jenë gjatë paradites.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonise në pjesën e parë të ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Jugore. Por mesdita dhe orët vijuese parashikohet të sjellin zhvillim të vranësirave në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira dhe rrebeshe të përkohshme. Parashikohet që shirat më të dukshëm të paraqiten në zonat perëndimore të Maqedonise.

Europa 

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri gadishulli Iberik si edhe pjesërisht, Rajoni i Ballkanit. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë gadishullin Apenin duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndersa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante.

Të këshilluara

Kryebashkiaku i Ersekës thirret në SPAK

Kryebashkiaku i Ersekës Erjon Isaj, është paraqitur paraditen e sotme pranë strukturës antikorrupsion. Burime bëjnë me dije se Isai është thirrur të japë shp...

12:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI