Flash

Nuk zhgënjen Edi Rama/ Fajëson Albin Kurtin për situatën në veri të Kosovës

Lapsi.al 31 May 2023
Nuk zhgënjen Edi Rama/ Fajëson Albin Kurtin për situatën

Presioni i fortë ndërkombëtar e ka vendosur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nën një pozicion të vështirë. Deklaratat kritike të amerikanëve dhe të europianëve ndaj Kurtit, rrjedhimisht po i shkojnë për shtat presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç këto ditë. E gjithë situata duket se nuk ia ka prishur humorin kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, madje në konferencën e Bratislavës, ai lëshoi edhe batuta për atë që ndodhte në veri.

“Përpara se të vijë vera kemi gjithmonë problem në pjesën veriore të Kosovës. Nuk e di pse ndodh gjithmonë në verë, ndoshta sepse në Kosovë e në Serbi nuk kanë det dhe kokat nxehen” u shpreh Rama.

Në fakt, ajo që ndodhi këto ditë në veri të Kosovës nuk pati asgjë për të qeshur. Grupe serbësh të nisur nga Beogradi mbajtën të bllokuar godinat komunale përmes dhunës. 30 ushtarë të KFOR mbetën të plagosur nga përplasjet, ndërsa disa prej protestuesve u identifikuan si pjestarë të policisë së Serbisë.

Për t’i sjellë më afër hijet e luftës, ushtria serbe lëvizi pranë kufirit me Kosovën në gjendje të lartë gadishmërie, me urdhër të Vuçiçit. Këtë fakt të përcjellë me shqetësim në mediat botërore, Rama e shumëzoi me zero.

Në shpjegimin që bëri ai, dy janë arsyet e përplasjeve të dhunshme. E parasepse palët janë vetëm një hap larg përmbylljes së një marrëveshjeje historike. Tani, të dyja palët kanë një lloj hezitimi sepse e shikojmë që kjo do të realizohet dhe nuk do t’ju duhet më ta luftojnë njëri-tjetrin. Ndoshta kjo shkon kundër inercisë së tyre, të nevojës për të jetuar e për të luftuar”.

Shkaku i dytë, sipas tij janë kryetarët e komunave që nuk përfaqësojnë qytetarët serbë. “Tani ky konflikt aty, ka një arsye e cila në këndvështrimin tim, mund të ishte shmangur krejtësisht, që në këndvështrimin tim nuk është tregues i problemeve konkrete. Këta kryetarë komunash të zgjedhur me 1% të popullsisë, ndërkohë që 99% e komunitetit aty nuk kanë votuar e ndihen të pa përfaqësuar” u shpreh Rama.

https://lapsi.al/2023/05/31/bratislave-kurti-spjegon-versionin-e-tij-te-konfliktit-ne-veri/

Që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia faturon Albin Kurtit fajin për acarimin e situatës në veri nuk vjen surprizë. Deklaratat bëhen në vazhdën e një profili që ai e ka ndërtuar prej vitesh tashmë si një politikan që thuajse në çdo mosmarrëveshje mes Vuçiçit dhe Kurtit, ka zgjedhur këtë të parin.

Ndërsa e komentonte këtë qëndrim të kryeministrit të Shqipërisë, gazetari Fatos Lubonja tha se një nga shkaqet që Rama duket më shumë aleat i Vuçiçit se sa i Kurtit është fakti se ai ka një lloj alergjie për këtë të fundit.

“Rama në këtë rast i bën jehonë zgjidhjes që kërkon Amerika dhe Evropa. Kësaj i duhet shtuar dhe një lloj alergjie që i krijon Kurti si personazh politik, jo vetëm në raport me ndërkombëtarët, por edhe me zhvillimet në Kosovë e Shqipëri. Me të Rama nuk ndihet aq rehat sa me Thaçin. Shqipëria duhet të ishte më afër Kosovës dhe të vendoste theksin te problemet që kanë krijuar serbët. Duhet t’i mbrojë disa çështje, si ajo e asociacionit. Duhet t’i vërë në dukje problematikat e saj. Rama duket më aleat më Vuçiçin se me Kurtin”, u shpreh Lubonja.

Përtej deklaratave që fajësonin Kurtin nga liderët perëndimorë, kësaj radhe SHBA vendosi anulimin e stërvitjes “Defender 2023” në Kosovë, një stërvitje e përbashkët me FSK, që ishte parashikuar të zgjaste disa ditë. Në anën tjetër, pas përleshjeve në veri, NATO dërgoi 700 trupa shtesë në Zveçan Leposaviç dhe Zubin Potok që e kanë qetësuar menjëherë situatën./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI