Flash

Në vitin 2100, Shqipëria pritet të ketë popullsinë më të plakur në botë

Lapsi.al 31 May 2023
Në vitin 2100, Shqipëria pritet të ketë popullsinë

Shqipëria është ende sot një nga popullsitë më të reja në Europë, me një moshë mediane (mesorja që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) prej 38.2 vjeç, por pas disa dekadash pritet që të jetë popullsia më e plakur, jo vetëm në Europë, por në të gjithë globin.

Llogaritjet janë bërë nga njësia e përpunimit të të dhënave “Visual Capitalist”, që ka analizuar të dhënat e divizionit të popullsisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Sipas parashikimeve, 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2100, pesha më e lartë në botë dhe dyfishi i mesatares globale deri në atë vit.

Grafiku i publikuar nga Visual Capitalist (shiko në fund) përdor të dhëna nga parashikimet e Popullsisë Globale nga Kombet e Bashkuara për të dhënë rritjen e popullsisë së moshuar në botë.

Në vitin 2022, sipas raportit., kishte 771 milionë njerëz të moshës 65+ vjeç në të gjithë botën, që përbënin pothuajse 10% të popullsisë botërore.

Ky segment është rritur me një ritëm të madh dhe pritet të arrijë në 16% në vitin 2050, dhe përfundimisht në 24% deri në vitin 2100. Grafiku tregon se parashikohet të duket, për çdo vend dhe territor.

Disa nga vendet me përqindje të lartë të të moshuarve sot, përfshijnë vende me të ardhura të larta si Japonia (30%), Italia (24%) dhe Finlanda (23%).

Përqindjet më të ulëta janë të përqendruara në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Shumë vende kanë vetëm 2% të popullsisë së tyre të moshës 65 vjeç e lart, si Katari, Uganda dhe Afganistani.

Por me kalimin e kohës, pothuajse të gjitha vendet pritet të përjetojnë rritje në segmentet e popullsisë më të vjetër. Në vetëm tre dekada, vlerësohet se një në katër banorë europianë, amerikano-veriorë dhe aziatikë, do të jenë mbi 65 vjeç.

Deri në vitin 2100, një sërë vendesh aziatike dhe kombesh ishullore, që përballen me rritje të ulët të popullsisë, pritet të kenë më shumë se një të tretën e popullsisë së tyre në moshën 65 vjeç ose më të vjetër, duke përfshirë Korenë e Jugut dhe Xhamajkën, me 44%.

Por, thekson “Visual Capitalist”, nivelin më të lartë në botë pritet ta arrijë Shqipëria, që do të ketë 49% të popullsisë mbi 65 vjeç në vitin 2100.

Sipas grafikut, pesha e popullsisë mbi 65 vjeç në Shqipëri pritet të rritet me shpejtësi, nga 16.7%, që është sot.

Sfida e një popullsie në plakje, thekson raporti, do të ndikojë në të gjithë sektorët e shoqërisë, duke përfshirë tregun e punës dhe financiar, kërkesën për strehim dhe transport, dhe veçanërisht strukturat familjare dhe lidhjet midis brezave.

Si po ulet dhe plaket popullsia e Shqipërisë

Që nga viti 1950, kur raportohen dhe të dhënat më të hershme nga Kombet e Bashkuara (OKB), Shqipëria njohu një rritje të shpejtë të popullsisë, që kulmoi në 1991-n, me 3.3 milionë persona, sipas informacionit të përpunuar nga Monitor nga database e OKB-së.

Në vitin 1990, sipas INSTAT, në vend kishte 82 mijë lindje, ndërsa në 2022 vetëm 23.5 mijë. Më pas numri i lindjeve filloi të binte me shpejtësi, duke reflektuar si emigracionin e lartë, ashtu dhe ndryshimin e stilit të jetesës dhe plakjen graduale të popullsisë.

Ndërsa Shqipëria sot ende po merr “përfitimet” e numrit të lartë të të lindurve në vitet ’90 , projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë që popullsia e Shqipërisë do të bjerë në mënyrë drastike në vitet që vijnë, e ndikuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.

Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë.

Ne vitin 1950 mosha mediane e popullsisë ishte 19.2 vjeç, ndërsa në 2022 arriti në 38.2 vjeç, sipas INSTAT. OKB parashikon që në vitin 2100, mosha mediane do të arrijë në 63.3 vjeç, që do të thotë që gjysma e popullsisë në vend do të jetë mbi 63 vjeç.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT në 1 janar 2022 popullsia banuese në Shqipëri ishte 2,793,592 banorë. Ndonëse ka kaluar afati në kalendarin e publikuar nga INSTAT, nuk është bërë ende publike popullsia në 1 janar 2023.

Të dhënat indirekte tregojnë se tkurrja mund të jetë e fortë për dy arsye. Së pari shtesa natyrore në vitin 2022 ishte vetëm 690 lindje më shumë se vdekje.

Së dyti, emigracioni është rritur ndjeshëm në 2022, teksa vetëm kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar ishin rreth 32 mijë, niveli më i lartë që nga viti 2015./ Monitor

Të këshilluara

Kryebashkiaku i Ersekës thirret në SPAK

Kryebashkiaku i Ersekës Erjon Isaj, është paraqitur paraditen e sotme pranë strukturës antikorrupsion. Burime bëjnë me dije se Isai është thirrur të japë shp...

12:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI