Flash

Bratislavë/ Kurti shpjegon versionin e tij të konfliktit në veri

Lapsi.al 31 May 2023
Bratislavë/ Kurti shpjegon versionin e tij të konfliktit në veri

"Unë nuk po sillem si një njeri i fuqishëm, por si një kryeministër që nuk ka fuqi të ngrihet mbi ligjin". Kështu deklaroi Albin Kurti në forumin për Ballkanin perendimor, ‘Globalsec’ të Bratislavës, duke theksuar se ai bën pjesë tek ata politikanë që respekton ligjin më shumë sesa marëveshjet dhe paktet politike, që mund të bëhen në kurriz të tij. I ftuar të flasë përpara një auditori me interes për zhvillimet shqiptaro-serbe, ai ka shpalosur versionin e vet të ngjarjeve në veri të Kosovës, ku ka pasur ditet e fundit, përleshje mes protestuesve dhe policisë dhe ku 25 ushtarë të KFOR kanë mbetur të plagosur. Sipas tij është e ditur: shantazhi vjen nga Beogradi. Dhe Kurti e ka spjeguar këtë përmes disa fazash. Fillimisht kryetarët e katër komunave serbe në Veri të Kosovës, bashkë me arsimtarët, gjykatësit dhe policët lokalë e bojkotuan sistemin.

Për vendet e kryebashkiakëve të mbetuara vakante duheshin shpallur zgjedhje të reja. Presidentja e Kosovës i shpalli ato në dhjetor. Komuniteti ndërkombëtar apeloi për shtyrjen e tyre. "Ne pranuam ti spostonim nga Dhjetori në Prill, në konsultim me parterët tanë perendimorë" tha Kurti. Ata e miratuan këtë, e pranuan mbajtjen e zgjedhjeve, i njohën ato pavarësisht pjesmarrjes së ulët dhe bojkotit nga serbët lokalë. Por kur pas betimit të katër kryekomunarëve, dy nga Vetëvendosja dhe dy nga opozita, ata u përgatitën të hynin në zyrat e tyre shpërthyen trazirat, përleshjet dhuna.

Lexo me tej:

CNN: Pse serbët sulmuan NATO-n në Kosovë (dhe si po përfiton Vuçiç) 

Në këtë rast komuniteti ndërkombëtar bëri prapa kthehu duke e akuzuar kryeministrin Kurti se për të futur kryebashkiakët në zyra të shoqëruar me policë, kryeministri kishte ndërmarrë një hap të pakordinuar me partnerët. Pati edhe propozime si ato të emisarit të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar që sygjeruan që katër kryetarët të kryenin punën nga shtëpia duke punuar me "Zoom".

"Unë nuk mund të qëndroj në zyrën time, ndërkohë që katër kryetarë komunash nuk lejohen të hyjnë në zyrat e tyre", tha Kurti nga Bratislava duke shtuar: "nëse këta nuk paraqiten në zyra, kush duhet të qëndrojë aty, kush duhet ti kryejë afo funksione"?

Ai këmbënguli se nëse si kryeministër si Kosovës do të pranonte këtë shantazh i binte që të punonte për strukturat paralele kriminale që dirigjohen nga Serbia. "Unë kisha mundësi të negocioja me ndihmën e ndërkombëtareve, madje edhe me Vuçiçin për shtyrjen e zgjedhjeve. Por pasi ato janë kryer, unë nuk kam mandat të dal mbi ligjin dhe të negocioj për të mos e zbatuar atë" spjegoi Kurti.

(PAMJET) Ushtarët e NATO-s të plagosur, ç'ndodhi në përleshjet me serbët e Kosovës  

Me një qëndrim logjik dhe tolerant ai e pranoi se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe, të votuar vetëm nga pakica shqiptare në këto zona kanë legjitimitet të cunguar. Ai i quajti ata shprehimisht si kryetarë me "k" të vogël duke i quajtur si përfaqësues teknikë dhe të përkohshëm. Ai pranoi se një zgjidhje mund të qe shkurtimi i madatit të tyre dhe kalimi në zgjedhje të reja. Por që këto zgjedhje të mbahen, logjika ta do që Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi, ti jepte fund bojkotit dhe të rikthehej në garën demokratike. Në fakt serbët s'duan as të marrin pjesë, as të lejojnë të tjerët të bëjnë punën. Pikërisht për këtë Kurti tha se detyrimi i tij është të sigurojë një 'funksionalitet minimal" të shtetit ndërkohë që pala tjëtër kërkon kaos dhe bllokim të tij. "Unë jam i ndërgjegjshëm që duhet të ketë më pak prani policore përpara godinave komunale, por që kjo të ndodhë duhet të largohen më së pari turmat e dhunshme jashtë tyre", tha Kurti.

DASH reagon për situatën në Kosovë/ Blinken: Të ulen tensionet në veri të vendit 

Pra sipas kryeministrit të Kosovës dilema e konfliktit aktual është e thjeshtë: ose je pro atyre që duan disfunksionimin e shtetit të Kosovë, ose pro të tjerëve që kërkojnë zbatimin e ligjit dhe rend demokratik. 

©Lapsi.al

 

 

 

    

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI