Flash

Situata në Veri, Rusia: Perëndimi të mos i fajësojë serbët për incidentet në Kosovë

Lapsi.al 30 May 2023
Situata në Veri, Rusia: Perëndimi të mos i fajësojë

Rusia kërkoi nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij pasi 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.

“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht të ndalë propagandën e tij të rreme dhe të ndalë së fajësuari për incidentet në Kosovë serbët e dëshpëruar, të cilët po tentojnë të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime dhe lirinë, përmes mjeteve paqësore dhe pa armë”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Rusia, që është aleate e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. KFOR tha të martën se tre ushtarë janë plagosur me armë zjarri dhe se dhuna e shkaktuar të hënën në Zveçan nga “turma agresive” ka qenë “e paprovokuar”.

Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut të kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.

Më 29 maj, protestuesit serbë kundërshtuan kryetarët e rinj serbë dhe kërkuan tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar veprimet e Kosovës dhe kanë cilësuar “hyrje me forcë” shkuarjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që Kosova të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave komunale në veri, si një hap i parë për të shtensionuar situatën.

Serbia ndërkaq ka kërkuar që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga veriu.

Autoritetet në Kosovë kanë mbrojtur vendimin e tyre për të dërguar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, nën përcjelljen e policisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për dhunën në veri më 29 maj ka akuzuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI