Flash

Provokon tenisti Djokoviç: "Ndaleni dhunën, Kosova zemra e Serbisë"

Lapsi.al 30 May 2023
Provokon tenisti Djokoviç: "Ndaleni dhunën, Kosova zemra e

“Kosova është zemra e Serbisë – ndaleni dhunën”. Tenisti serb Novak Djokoviç e ka të qartë se mund të ndëshkohet për mesazhin politik në lidhje me Kosovën gjatë turneut Roland Garos, por ka këmbëngulur se do të vazhdojë të përkrahë serbët e Kosovës.

Pas fitores kundër Aleksandar Kovacevic (6-3, 6-2, 7-6), ai shkroi para kamerës parullën: “Kosova është zemra e Serbisë – ndaleni dhunën”, duke thënë mesazh të qartë politik.

Djokoviç, i cili pasi Kosova e shpalli pavarësinë më 2008 doli me një mesazh kundërshtues duke e quajtur Kosovën Serbi, vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë edhe 15 vite pas.

“Unë nuk jam politikan dhe nuk e kam për qëllim të përfshihem në debate politike. Kjo çështje është shumë e ndjeshme dhe si serb më lëndon shumë gjithçka që po ndodh në Kosovë”, tha Djokoviç.

Ai po i referohej tensioneve në veri të Kosovës, të cilat u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës hyri me forcë në komunat me shumicë serbe: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për t’ua mundësuar kryetarëve të rinj shqiptarë ta nisin punën pasi dolën fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit.

Djokoviç, babai i të cilit ka lindur në Zveçan, tha: “Nuk e di çfarë do të ndodhë, dëgjova që ka pasur shumë kundërshtime (për mesazhin tim) në rrjetet sociale dhe nëse unë do të ndëshkohem, por unë nuk zmbrapsem, do ta bëja përsëri”, këmbënguli 36-vjeçari.

Ai shtoi: “E pakta çka mund të bëj është të ofroj përkrahje si figurë publike, veçanërisht si i biri i një njeriu që la lindur në Kosovë...Kosova është vatra jonë, manastiret tona më të rëndësishme janë atje”, pretendoi Djokoviç.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI