Flash

Moska rus sulmohet nga dronët, Ukraina mohon autorësinë

Lapsi.al 30 May 2023
Moska rus sulmohet nga dronët, Ukraina mohon autorësinë

Teksa Rusia ka nisur prej pak ditësh bombardimet mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, kryeqyteti i Rusisë, Moska u zgjua sot nga disa shpërthime sporadike me dronë në disa ndërtesa të cilat nuk shkaktuan të plagosur, por vetëm disa dëme të vogla.

Është kjo hera e parë që prej nisjes së përpjekjes ruse për të pushtuar Ukrainën që kryeqyteti rus goditet me dronë, ndonëse Ukraina nuk është deklaruar nëse këto sulme janë kryer nga Kievi.

Kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin, tha se nuk ka pasur lëndime serioze. “Ekipet emergjente kanë dalë në skenën e ngjarjes”, tha ai.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale u pa tym në qiellin e Moskës. Në pamje të tjera u panë xhama të thyer të dritareve të ndërtesave. Sobayninn tha se disa banorë u evakuuan. Në platformën Telegram u raportua se më shumë se dhjetë dronë u rrëzuan në rajonin e Moskës.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi në Telegram se zjarre shpërthyen në disa lagje të kryeqytetit, përfshirë një ndërtesë të lartë në lagjen Holosiyivskiy të Kievit. “Një person vdiq. Gjithsej katër te plagosur u dërguan në spitalin e rrethit të Holosiyivskiy. Mjekët ofruan ndihmë në vendngjarje”, bëri të ditur Klitschko. Banorët e Kievit gjetën strehim në stacionet e metrosë së qytetit ndërsa shumë prej tyre e kaluan natën aty.

Ukraina mohon përfshirjen në sulmin e Moskës pasi paralajmëron për ‘rritje’ të numrit të sulmeve

Ukraina nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në një sulm me dron në Moskë këtë mëngjes, por ajo po shijon duke parë ngjarjet dhe parashikon një rritje të sulmeve të tilla, tha një ndihmës i presidentit ukrainas.

Më herët, Rusia tha se Ukraina kishte nisur sulmin e saj më të madh deri më tani me dron në Moskë, por se mbrojtja ajrore shkatërroi të tetë dronët.

Duke iu përgjigjur sulmit, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha për kanalin “Breakfast Show” në YouTube: “Lidhur me sulmet: sigurisht që ne jemi të kënaqur të shikojmë dhe parashikojmë një rritje të numrit të sulmeve.

“Por sigurisht që ne nuk kemi të bëjmë drejtpërdrejt me këtë”.

Të këshilluara

Tensione mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Sërish tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, dy ditë përpara rifillonit të bisedimeve që synojnë në arritjen e një marrëveshjeje paqeje që pritej të zgjid...

10:48

Nxënësi godet me thikë mësuesen në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Itali. Mësohet se një mësuese ka mbetur e plagosur. Sipas të dhënave paraprake, ka qenë një nxënës ai ...

10:08

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI