Flash

‘Kapriçot’ e motit: Paradite diell, pasdite reshje shiu

Lapsi.al 30 May 2023
‘Kapriçot’ e motit: Paradite diell, pasdite reshje shiu

Masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor janë duke diktuar kushtet e motit në Shqipëri. Për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe verilindje ku priten edhe rrebeshe. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore verilindore – juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Vijon nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, republika e Kosovës duke bërë që; mëngjesi të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ndersa pasditja do të sjellë, vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të Kosovës. Ndërsa orët e vona të mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke sjellë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Jugperëndim të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në Maqedoni, ku pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndersa orët e pasdites do të dominohen nga vranësirat dhe rrebeshet e shiut, herë pas here në formë shtrëngate ndersa mbrëmja dhe nata do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe ndërpreje të reshjeve.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta ne, Skandinavi, Europën Lindore si edhe vendet perëndimore. Ndersa ishujt britanikë, gadishulli i Ballkanit si edhe Brigjet e Egjeut do të kenë herë pas here vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe mini-stuhi të forta ere.

Të këshilluara

Sulmohen mediat në Kosovë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar dëmtimin e veturave të gazetarëve të KALLXO.com dhe RTV Dukagjini. Përmes një reagimi në Facebook, AGK kërkoi n...

14:02

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI