Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Ndal shkatërrimit të Akademisë së Studimeve Albanologjike !

Lapsi.al 30 May 2023
Ndal shkatërrimit të Akademisë së Studimeve Albanologjike !

Vendimi i fundit i Ministrisë së Arësimit për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA) është skandaloz në të paktën tre nivele. Së pari, mbyll një nga të paktat institucione që ka prodhim akademik cilësor si brenda edhe jashtë Shqipërisë. Së dyti, kalon buxhetin dhe asetet e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) tek Akademia e Shkencave ku prodhimi akademik ose del në pension ose vdes. Së treti, mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) nuk bazohet në ndonjë llogjikë akademike apo studimore por është thjesht një qokë politike për të kënaqur orekset financiare të njërit prej dinosaurve më të lashtë të skenës sonë politike, kryetarin më politik që ka pasur ndonjëherë Akademia e Shkencave, Skënder Gjinushin.

Mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike nënkupton mbylljen e katër institucioneve kërkimore që e përbëjnë atë, Institutin e Antropologjisë, Institutin e Historisë, Institutin e Arkeologjisë, Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë si dhe Qendrën e Enciklopedisë Shqiptare. Nënkupton ndërprerjen e karrierës së rreth 100 studiuesve, mbylljen e shtatë revistave akademike si dhe mbylljen e rreth 49 projekteve kërkimore me partnerë akademik ndërkombëtar në Evropën Perëndimore.

Shkencë nën varësinë e politikës, plani i qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanalogjike kritikohet

Është një aktivitet intesiv akademik që nuk mund të kryhet në kuadrin e Akademisë së Shkencave, jo thjesht sepse kjo e fundit është kthyer në një klub qokash pór sepse ligji i arësimit të lartë nuk e lejon të ngrejë institute kërkimore.

Por nuk kemi të bëjmë thjesht me një humbje sasiore të prodhimit akademik shqiptar, por mbi të gjitha me një humbje cilësore. Është e vështirë të gjesh në institucionet e arësimit të lartë shqiptar profesorë që botojnë në anglisht në revista prestigjoze ndërkombëtare. Është akoma më e rrallë të gjesh akademik që marrin pjesë në projekte kërkimore në partneritet me universitetet evropiane, apo që japin mësim në universitete prestigjoze perëndimore. Të gjitha këto i gjen tek Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA). Ndaj ajo është një nga rrezet e pakta të shpresës në panoramën e zymtë të akademisë shqiptare.

Nuk është rastësi që në vendimin e Minstrisë së Arësimit për mbylljen e ASA nuk përmendet fare prodhimi i saj akademik. I vetmi justifikim që jepet është se ASA nuk është strukturuar mjaftueshëm. Është një justifikim i trashë sepse zgjidhja që ofrohet nga Ministria e Arësimit nuk ka fare lidhje me problemin që po kjo ministri identifikon. Nëse Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) ka nevojë për ristrukturim atëherë përse duhet shkrirë tërësisht dhe cuar tek Akademia e Shkencave që nuk ka as kapacitetet dhe as strukturën e nevojëshme për të zhvilluar kërkim shkencor intensiv?

Është një vendim tejet regresiv, sidomos për një qeveri që pretendon se ecën vetëm përpara, sepse i kthen studimet albanologjike tek Akademia e Shkencave sipas llogjikës centralizuese sovietike dhe komuniste. Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) u krijua në vitin 2008 pikërisht për të cliruar studimin e shoqërisë shqiptare, të kulturës dhe historisë së saj nga zgjedha e mykur e Akademisë së Shkencave. Studimet Albanologjike u nxorrën nga Akademia e Shkencave për tu ajërosur dhe modernizuar.

Aurel Plasari: Lojërat e pista të një “mësuesi vizatimi” me Teatrin Kombëtar

Është nga të paktat reforma të shkencës sonë që ka pasur sukses. Këtë e tregon jo vetëm prodhimi i bollëshëm akademik i Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), por edhe dhjetëra projekte kërkimore me partner serioz ndërkombëtar. Dhjetëra studiues të rinj që po e nxjerrin etnografinë shqiptare nga errësira e shekullit të 19-të në dritën e antropologjisë së shekullit 21. Në aspektin akademik ASA është shumë më produktive, moderne dhe e integruar në akademinë ndërkombëtare se Akademia e Shkencave që e drejton politikani Gjinushi.

Prandaj shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe e institutive të saj brenda strukturës komunisto-sovietike të Akademisë së Shkencave që kontrollohet nga një politikan nënkupton vdekjen e vetë fushës së studimeve Albanologjike. Akademia e Shkenacve nuk ka as tagrin e nevojëshëm ligjor, as strukturën e nevojëshme për të prodhuar kërkim shkencor cilësor dhe as vokacionin apo interesin akademik për të zhvilluar kërkim shkencor. I vetmi interes që motivon mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) është xhvatja e buxhetit, godinave dhe aseteve të saj për orekse financiare dhe politike personale.

Ndaj mbyllja brutale e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) është një këmbanë alarmi për të gjitha institucionet e arësimit të lartë. Është momenti kur të gjthë duhet të solidarizohemi me ASA-an përballë një pushteti që po sakrifikon kërkimin shkencor në altarin e qokave meskine politike.

Shkruar nga Blendi Kajsiu enkas për Lapsi.al

Të këshilluara

Boll me “masakrën elektorale”!

Idea se opozita humbi sepse pushteti socialist zhvilloi një tjetër masakër elektorale është justifikim por jo shpjegim i humbjes së saj. Është një justifikim i ...

14:40

Përtacia intelektuale e ushtarëve te Ramës

Arrestimi i kandidatit të bashkisë të Himarës me akuzën e dyshimtë se po blente vota është një rast tipik që tregon cektësinë dhe malinjitetin e propagandistëve...

14:59

Ç'mund të bëjë Rama për pushtet

Në prag të zgjedhjeve kam thënë se, sikur të rritej opozita, do të kërkoja me gëzim ndjesë publike për pesimizmin e thellë që kam treguar kur kam folur e shkrua...

10:41

I morën! E dinim

Një pjesë e vogël e makinerisë së manipulimit të këtyre zgjedhjeve do të zbardhet në ditët e ardhshme. Ne do të marim vesh se “provat” me të cilat i'u vunë pran...

02:12

Përse Arlindin?

Ndoshta i vetmi debat idesh gjatë kësaj fushate të pasur me sharje, por të varfër në mendim, ka qenë ai nëse vota kundër dy partive të mëdha është e çuar dëm. N...

12:24

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI