Flash

Tom Doshi: Benet Beci nuk e fitonte dot Shkodrën pa mua

Lapsi.al 29 May 2023
Tom Doshi: Benet Beci nuk e fitonte dot Shkodrën pa mua

Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka folur për herë të parë për zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë në Top Story në TCH ai ka folur edhe për aleancën me PS-në në bashkinë e Shkodrës. Edhe pse kryeministri Rama nuk pranon që të ketë aleancë me Doshin pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA, ndryshe e e paraqet situatën Doshi në terren. Ai thotë se ishin votat e tij që i dhanë fitoren kandidatit të PS-së, Benet Beci.

“Pa PSD-në, Benet Beci nuk fitonte. Pra, janë votat e mia. Edhe në 2005-ën, në mazhoritar jam deputeti më i votuar në një zonë të djathtë me vetëm 18% elektorat të majtë.

Dhe këtu i dhemb Berishës sepse i kam marrë elektoratin e djathtë. Edhe kësaj radhe jam rritur me 3 mijë vota në vetëm në bashkinë e Shkodrës. Janë pjesa e djathtë që kanë ardhur tek unë sepse nuk besojnë më tek Berisha, nuk besojnë më tek Basha. Lul Basha shkon e bën takime nëpër hyrje pallati me Taulant Ballën, ça me i besu atij? E kanë shit partinë e tyre.

Ai (Berisha) më thotë mua se nuk kam dalë të bëj fushatë. Unë fushatën e kamë bërë me rrjetet sociale. E kam bërë me Instagram, e kam bërë me tiktok, e kam bërë me Facebook... Ai bën mitingje. Ai kujton se bëhet fushata me mitingje” – tha Doshi.

Sipas tij në Shkodër, PD-ja e vulës punoi kundër Bardh Spahisë së koalicioni Berisha – Meta.

“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas” – tha Doshi.

Megjithatë Doshi thotë se nuk ka marrëdhënie me mazhorancën dhe as ndarje pushteti me PS-në.

“Nuk kam ndonjë marrëdhënie të mirë me mazhorancën. Faktikisht, ndryshe nga koalicionet që bëheshin përpara, dhe që thuhet që jo kanë marrë drejtori apo kanë marrë ministri... ne nuk kemi asgjë. Janë njerëz që janë punësuar, por jo në nivele drejtuesish, por prapë ndihen mirë që i janë bashkuar forcës sonë politike” – tha ai.

Tha se huk i mungonte parlamenti pas lënies së mandatit menjëherë sapo e fitoi atë në zgjedhjet e 2021-it. Synimi sipas tij është që në zgjedhjet e 2015-ës, PSD të marrë 5 deputetë, nga të cilët 3 në Shkodër dhe 2 në Tiranë.

“Ligjërisht nuk më pengon që unë të kandidoj prapë për deputet, por gjatë kësaj kohe nuk më mungon parlamenti sepse jam shumë i ngarkuar me partinë. Më mirë madje që e kam lënë mandatin. Ndihem më mirë sepse gjithë ditën pres e përcjell njerëz prej tërë Shqipërisë. Po të isha në parlamenti nuk do e kisha gjithë këtë kohë për me iu përgjigj njerëzve” – tha Doshi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI