Flash

Sherr masiv mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, plas arma

Lapsi.al 29 May 2023
Sherr masiv mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, plas arma

Një sherr masiv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Linz, Austri.

Dëshmitarët okularë të zemëruar thirrën numrin e urgjencës në orën 2:15 të mëngjesit të së dielës dhe thanë se kishte pasur një sherr brutal përpara një klubi nate në Linz. 20 deri në 30 persona, kryesisht serbë dhe shqiptarë thuhet se u përfshinë në një përleshje masive.

Përveç kësaj, tre persona thuhet se kanë nxjerrë armë zjarri dhe kanë qëlluar me to. Një person me sa duket u nguli në tokë gjatë përleshjes dhe u kërcënua me armë. Policia e ka konfirmuar ngjarjen me kërkesë të “Krone”.

Kur policia mbërriti në vendngjarje me disa patrulla, të gjithë të përfshirë tashmë kishin ikur. Policia nuk ka mundur të gjejë as viktimat dhe as autorët dhe kërkimi i nisur menjëherë ka rezultuar negativ. Megjithatë, në vendngjarje, zyrtarët arritën të sigurojnë pesë gëzhoja, të cilat me shumë gjasa vijnë nga një pistoletë bosh.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI