Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Serbët tentojnë sërish të hyjnë te komunat në veri të Kosovës, Policia: U detyruam të ndërhyjmë

Lapsi.al 29 May 2023
Serbët tentojnë sërish të hyjnë te komunat në veri

Serbët lokalë në veri të vendit kanë tentuar të futën sërish sot në objektet e komunës në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, ku për këtë është dashtë të ndërhyjë Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës bën të ditur se serbët lokalë kanë paralajmëruar protesta dhe gjatë protestës kanë shfaqur dhunë duke hedhur gaz lotsjellës, ku kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për tu future me dhunë në objektet komunale.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se, angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi i sigurisë ndaj qytetarëve, liria e lëvizjes së lirë si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës.

Policia njofton se po përkujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Sot, në veri të vendit, është paralajmëruar të mbahen protesta/tubime, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare, po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe detyrave të përcaktuara sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Siç bën të ditur Policia, protestuesit kanë shfaqur dhunë para objektit të komunës së Zveçanit.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveçanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprain, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, bëhet e ditur në njoftim.

Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të

protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.

Në Zubin Potok janë parë pjesëtarët e KFOR-it nga Lituania dhe Austria. Në Leposaviç janë të pranishëm KFOR-i nga SHBA dhe Italia.

Ndryshe edhe të premten serbët lokalë kanë tentuar të bllokojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar në objektet komunale.

Serbët kanë gjuajtur më gurë në drejtim të Policisë dhe gazetarëve që ishin atje. Si pasojë, pesë policë kanë mbetur të lënduar dhe janë dëmtuar katër vetura zyrtare.

Lidhur me zhvillimet në veri ka pasur reagime të shumta nga BE DHE SHBA, të cilët kanë kërkuar të mos ketë përshkallëzim të situatës.

Të këshilluara

LIVE/ Erdogan shpall fitoren: Bye bye Kemal!

Para mijëra mbështetësve të tij në Stamboll, Presidenti, Rexhep Taip Erdogan ka dalë për të shpallur fitoren. Në bazë të të dhënave të marra nga hapja e 97%...

19:28

Opinion/ Krizat që nuk mundën dot Erdogan

Zgjedhjet e 14 majit 2023 në Turqi shënuan surpriza të shumta, ndër të cilat jo më pak e rëndësishme ishte performanca më e ulët se sa pritej e “Tabelës së Gjas...

19:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI