Flash

Serbët godasin me shishe edhe kreun e Listës Serbe: Tradhtar

Lapsi.al 29 May 2023
Serbët godasin me shishe edhe kreun e Listës Serbe: Tradhtar

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, kërkoi nga të tubuarit para ndërtesës së komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Të tubuarit nuk lejuan, duke thirrur “tradhti”.

Sipas radios Evropa e Lirë, ata madje goditën edhe Rakiçin me shishe boshe.

Kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se janë dy kërkesa që ua ka përcjellë përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri.

"Kërkesat tona janë që sherifët - siç e quajnë veten - të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t'i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit", tha Rakiç.

"Deri në plotësimin e kërkesave tona, do të qëndrojmë këtu", tha nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç. "Ne nuk do të largohemi prej këtu derisa ata të tërhiqen", shtoi ai.

Të këshilluara

LIVE/ Erdogan shpall fitoren: Bye bye Kemal!

Para mijëra mbështetësve të tij në Stamboll, Presidenti, Rexhep Taip Erdogan ka dalë për të shpallur fitoren. Në bazë të të dhënave të marra nga hapja e 97%...

19:28

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI