Flash

KFOR shton prezencën në komunat në veri të Kosovës

Lapsi.al 29 May 2023
KFOR shton prezencën në komunat në veri të Kosovës

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, mëngjesin e 29 majit ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar për prani të shtuar të KFOR-it në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna ku ditëve të fundit ka pasur rritje të tensioneve.

Serbët lokalë të këtyre komunave janë mbledhur më 29 maj për të kundërshtuar sërish kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 prillit. Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë dhe Policia e Kosovës u përleshën, teksa kryetarët e rinj komunalë hynë në ndërtesat komunale.

Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë nga vendimet, dhe të mos tentojë të “hyrjen me forcë” në ndërtesat komunale, teksa Prishtina ka mbrojtur qëndrimin se kryetarët e rinj duhet të shkojnë në zyrat e tyre. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 28 maj i bëri thirrje Kosovës që të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues” në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por “çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese”.

Zgjedhjet lokale në veri u mbajtën pasi nëntorin e kaluar, krerët e katër komunave veriore, nga Lista Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – dhanë dorëheqje. Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI