Flash

I riu shqiptar u vra për 5 euro dhe u gjet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë

Lapsi.al 29 May 2023
I riu shqiptar u vra për 5 euro dhe u gjet i groposur në një

Një 29-vjeçar shqiptar u vra dhe u gjet i groposur në një plantacion kanabisi në Barcelonë pak ditë më parë, pas një sherri që nisi për 5 euro. Mësohet se viktima është identifikuar si Artjol Ramaj, i denoncuar nga familjarët si i humbur që prej datës 2 mars të këtij viti.

Kanë qenë vetë familjarët që kanë njoftuar në redaksinë e ‘Pa Gjurmë’ se si u njoftuan nga policia dhe se si u zbulua që bëhet fjalë për Artjolin e tyre. Nëna e 29-vjeçarit, Valentina Ramaj mes lotësh tregoi se si e mësoi lajmin dhe më pas telefonoi në redaksinë e televizionit tonë.

U vra për 5 euro dhe u gjet i groposur në një plantacion kanabisi

“Dorëzoi burri ADN-në dhe doli që është djali jonë. Asgjë nuk na thonë se çfarë ka ndodhur. Është një spanjoll brenda në burg. Ai Është i përfshirë por nëse ka të tjerë nuk e dimë. Po presim që të na sjellin trupin. Vajti burri para pak ditësh por trupin nuk ia kanë treguar. Mua s’më thonë gjë se unë jam e sëmurë dhe kam qenë në spital. Edhe vetë nuk e besoj që ka ndodhur”, tha Valentina e tronditur.

Arjol Ramaj dhe 52-vjeçari spanjoll punonin në një plantacion marijuhane në Can Fornac,a ndërsa ky i fundit akuzonte të riun se i kishte vjedhur 5 euro. Konflikti mes tyre u përshkallëzua derisa dyshohet se spanjolli e ka goditur me çekiç në kokë Artjolin ndërsa ky I fundit ishte në gjumë, goditje e cila i ka shkaktuar vdekjen. 52-vjeçari ka zhvendosur trupin e pajetë duke e fshehur më pas atë në pyll. Më vonë, më 17 prill, falë nuhatjes së qenit, u gjetën rrobat e viktimës dhe një thikë. Pasi policia konfirmoi se shenjat e gjakut të gjetura në plantacion dhe rrobat e gjetura në pyll i përkisnin viktimës, më 8 maj u arrestua autori i këtij krimi, 52-vjeçari spanjoll.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI