Flash

Gjekmarkaj: Basha duhet të tërhiqet nga tentativa për t’u rikthyer në krye të PD

Lapsi.al 29 May 2023
Gjekmarkaj: Basha duhet të tërhiqet nga tentativa për t’u

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, dikur një nga mbështetësit e Lulzim Bashës, nuk e mbështet rikthimin e tij pas disfatës së opozitës në zgjedhjet e 14 majit.

Deputeti demokrat deklaron se Basha së bashku me Sali Berishën duhet të bëjnë hapa pas në mënyrë që të rikonceptohet PD.

Sipas Gjekmarkajt, asnjëri prej tyre nuk sjell alternativë për shqiptarët dhe këtë e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve.

“Nëse sot del e thotë se mund të jem risia e fituesi, nuk e di sa seriozisht mund të merret nga njerëzit. Unë personalisht kam respekt nga ana njerëzore por nga ana politike, Basha me tentativën që bën për rikthim.

Në Shqipëri kishte ardhur koha të ndërrohej pushteti por opozita jonë nuk i ka bindur shqiptarët që të jetë e denjë për të ardhur në qeveri. Dalin e shajnë votuesit.

Njerëzit të mbështesin nëse u jep perspektivë. Është një fluks i rëndësishëm votash, është bazik. Nuk funksionon duke i thënë Berishës ik, largohu ti që të vijmë ne. ai duhet të bëjë disa hapa pas që PD të rikonceptohen.

Të njëjtën ta bëjë dhe Basha që të mos bëhet personazh memesh. Belind Këlliçi mund të ishte rezultat më i mirë po të mos ishte i atashuar me Berishën. Basha tenton të kthehet e të marrë gjënë e mbetur”, tha Gjekmarkaj në Report tv.

Sa i përket situatës dhe luftës brenda PD, Gjekmarkaj thotë se gjithçka po bëhet për interesa personale dhe ajo cfarë po ndodh mes demokratëve s’bën gjë tjetër veçse kënaq qeverinë.

“Kam preferuar të hesht që të mos jem një nga atentatorët e asgjësimit të PD se më vjen keq të jem pjesë në funeralin e saj. Shoh triumf egoizmi e interesash personale.

Qeveria është e kënaqur me opozitën që ka. Më 14 maj ishte një goditje katastrofike për PD, ishte e parashikueshme, nuk ishte e vështirë të bëje kasandrën por druaj se e keqja ende s’ka ardhur”, tha Gjekmarkaj.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI