Flash

Flet Tom Doshi: PD e Bashës mbështeti Becin në Shkodër, komisionerët ia dha PS

Lapsi.al 29 May 2023
Flet Tom Doshi: PD e Bashës mbështeti Becin në Shkodër,

Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka folur për herë të parë për rezultatet surprizë të forcës që ai drejton në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Top Story, Doshi ka zbuluar detaje interesante për atë që ndodhi në Shkodër dhe se si PS arriti të thyente një bastion të së djathtës.

“Më vjen çudi që dhe sot Berisha del dhe thotë se unë kam blerë vota. Berisha së pari nuk ka parti, në fletën e votimit Sali Berisha nuk ekzistonte kund. Sali Berisha nuk ka pasur komisionerë kund, Sali Berisha nuk ka pasur numërues kund. Atë e ka braktisur elektorati i djathtë. Ata kanë luftën e brendshme, Luli ka luftu që Berisha të humbasë.

Kemi rastin e Shkodrës, meqë atij i dhemb shumë Shkodra, se Shkodrën e ka rujt si kala, por fakti i Shkodrës është që... dhe po ja bëj të qartë Sali Berishës dhe gjithë shqiptarëve se në 2021 Partia Socialiste ka marrë 16 mijë vota, PSD ka marrë 9800 vota, LSI ka marrë 7500 vota. Po t’i mbledhim të gjitha bashkë këto shkojnë 34 mijë vota.

Plus edhe partia e Bashës... sepse Alibeaj ka qenë kot, një i emëruar aty, ka marrë rreth 6 mijë vota. Këto 6 mijë vota që ka marrë partia e Lulit kanë qenë kundër Bardhit (Spahisë) dhe po t’i mbledhim të gjitha bashkë këto ku të çojnë? Benet Beci mori një rezultat sepse i kishte të gjithë këto faktorë me vete” – tha Doshi.

Ai iu përgjigj me “Po” pyetjes nëse PD-ja e vulës kishte mbështetur kandidatin e PS-së. Madje sipas tij, PS i kishte gjetur edhe komisionerë pasi ajo nuk kishte.

“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas” –tha Doshi që më pas foli edhe për rezultatin e partisë së tij.  

“Nuk është rezultat surprizë. Partia është rritur gradualisht. Gjatë kësaj kohe kemi punuar me njerëzit, kemi pasur shumë kontakte dhe në këto zgjedhje kemi marrë një rezultat që duhet thënë është i kënaqshëm. Nuk është se është surprizë, por është një frymë” – tha Doshi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI