Flash

Basha nuk e pranon ende kandidimin për kreun e PD: Kur të nisë fushata, do ta them

Lapsi.al 29 May 2023
Basha nuk e pranon ende kandidimin për kreun e PD: Kur të nisë

Lulzim Basha nuk e përjashton mundësinë se mund të garojë sërish për drejtimin e Partisë Demokratike. Në takimin me të rinjtë në Durrës, një qytetar pyeti Bashën se për çfarë po e bën këtë tur takimesh dhe përse po bën premtime kur nuk ka asnjë funksion drejtues në partinë më të madhe opozitare.

Basha u përgjigj se këto takime nuk janë fushatë dhe se kur të hapet gara për drejtimin e PD-së, do të flasë publikisht nëse do të kandidojë apo jo.

“Të garantoj se kjo nuk është fushata. Kur të nisë fushata, do ta them. Kjo është fushatë për gjendjen politike të vendit pas 14 majit. Nuk më pëlqen që pas 14 majit ka vetëm qetësi. Kam kafshuar gjuhën edhe kur hidhnin baltë ndaj meje. Dhashë dorëheqjen për t’i dhënë një shans bashkimit. Njerëzit pyesin a ka vizion, a ka shpresë? Ndjej përgjegjësi të them që po, ka një rrugë, ka një shpresë. E para, është të kuptojmë që ne nuk jemi pakicë. Numri i atyre që kanë folur me heshtje në 14 maj, është më i madh se numri i atyre që ka marrë çdo forcë politike. Grupi më i madh i qytetarëve e braktisën 14 majin. Këtu ka vetëm të humbur, edhe ata që e kanë marrë pushtetin e dinë që nuk përfaqësojnë asgjë. As shpresë, as dashuri për vendin. Është për t’i thënë shqiptarëve që ka një rrugë drejt shpresës. 750 mijë shqiptarë që nuk kanë marrë pjesë në votime presin një plan nga opozita. Kur të hapet gara për kryetarin e Partisë Demokratike, atëherë do t’ju kthej përgjigje”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI