Flash

Arbër Hajdari heq dorë si opinionist i Big Brother

Lapsi.al 29 May 2023
Arbër Hajdari heq dorë si opinionist i Big Brother

Arbër Hajdari ka qenë prej dy vitesh opinionist në 'Big Brother VIP 3', duke ndarë me ndjekësit mendimet e tij pa filtra. Shpesh Arbëri është bërë viral me deklaratat e bëra, duke shkaktuar edhe të qeshura.

I ftuar ditën e djeshme në 'E Diell' ai tha se ftesa iu bë nga 'Top Channel' një vit më parë.

"Ishte vlerësim nga ana e televizionit ftesa për të mbajtur pozicionin e opinionistit dhe sigurisht edhe pse me Top Channel jam njohur në kushte kur ata dinin më tepër se kush është Arbëri sesa çfarë pune bënte Arbëri. Kjo ishte ideja e tyre për të qenë pjesë e formatit."

Ai tha se edicioni i parë ishte më i vështirë për të, por shtoi se është person që mësohet shpejt.

"Vjet ishte ndoshta pak më vështirë sepse ishte edhe edicioni i parë, por unë jam një njëri që mësohet shpejt me gjërat. Ndoshta ishte më shumë e vështirë prej ngarkesës që unë kam edhe te Fundjava, edhe te një program ku kam dashur të ruaj qetësinë, të mos ndikohem nga konkurrentët, familjarët e tyre jashtë që është krejt normale të shqetësohen. Jam munduar t'i rri larg trysnisë që krijohet nga banorët, dashamirësit e tyre, dhe të prezantoj atë që jam. Mendoj se opinionisti përzgjidhet për të dhënë mendimin e tij ashtu si e shikon ai."

Por, Arbëri mendon se askush nuk mund të jetë opinionist gjithmonë sepse njihet nga publiku dhe mendimet e tij dihen. Ndaj thotë se nuk e sheh veten në "Big Brother VIP 3". Edhe prej angazhimeve të shumta që ka.

"Asnjë nuk mund të jetë një opinionist i përjetshëm. Sepse konsumohesh, njerëzit e kuptojnë se kush je dhe çfarë mendimi ke dhe mbase nuk ke më asnjë risi. Prandaj, nuk e shoh më veten si opinionist në 'Big Brother VIP 3'. Mendoj se jo sepse edhe Fundjava kërkon një angazhim shumë të madh".

Të këshilluara

Çfarë po ndodh mes Luizit dhe Kiarës

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë çifti më i përfolur i vitit. Eksperienca e tyre në “Big Brother” bëri që ata të dashurohen e në fund romancën e tyre ka kurorëzoj...

11:03

Roger Water, në telashe ligjore

Policia në Berlin tha të premten se ka hapur një hetim ndaj Roger Waters  mbi një kostum që bashkëthemeluesi i Pink Floyd kishte veshur kur performoi në kryeqyt...

13:40

Mbreti Charles nderon Tina Turner

Mbreti Charles III nderoi të ndjerën Tina Turner me një homazh muzikor pasi ajo ndërroi jetë të mërkurën. Monarku i sapo kurorëzuar lejoi Bandën e Gardës Uel...

10:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI