Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Fitorja e vëllait Taip si vazhdim i erdoganizimit të Shqipërisë

Lapsi.al 29 May 2023
Fitorja e vëllait Taip si vazhdim i erdoganizimit të

Edi Rama ishte ndër të paktët liderë perendimorë që i bëri thirrje turqve të votonin Erdoganin. Ai apeloi se vizioni, kurajoja, vullneti dhe puna e palodhur e tij e ktheu Turqinë në shembull per gjithë botën. Ai nxitoi ndër të parët ta uronte sulltanin e Ankarasë pas fitores në balotazh.

Video/ Rama me mesazh elektoral me titra turqisht pro Erdoganit

Natyrisht, përtej dashamirësisë së kryeministrit për mikun personal, mbështetjes elektorale që dy udhëheqësit shkëmbejnë vazhdimisht me njëri tjetrin, mirënjohjes për njeriun që i ka dhënë mundësinë të udhëtojë me çarter privat, çdo lider shqiptar do të kishte pak zgjedhje për garën presidenciale në Turqi. Erdogan çau me guxim murin e embargos për vaksinat në kohën e kobshme të Civid 19. Ai iu gjend qeverisë pas katastrofës së tërmetit. Pra, në një farë mënyre, secili udhëheqës i shtetit tonë do kërkonte vazhdimsinë përpara një zhytje drejt të panjohurës.

Por, pavarësisht marëdhënies personale të Ramës dhe dhuratave bujare të Raisit për ne, një mandat tjetër i Erdoganit në krye të vendit të tij, nuk është një lajm i mirë për shqiptarët.

Së pari, në një rafsh global, ai është frymëzim për autokratët që e braktisin trenin e demokracisë sapo zbresin në stacionin e pushtetit. Pra, në këtë kuptim, modeli represiv i homologut të tij të madh brenda NATO-s bëhet më i pranueshëm për tu ndjekur edhe nga dishepulli i vet në Tiranë.

Por, përpos kësaj qasjeje efemere gjurmët e ndikimit të pushtetit të liderit islamo-konservator në Shqipëri janë të dukshme. Pesha e tij tejet e prekshme.

Turqia zgjodhi sërish “Sulltanin”/ Si i përmbysi Erdogan sondazhet

Ato kanë zhvendosur shpesh qëndrimin e Shqipërisë, nga ai i aleatëve të vet perendimorë drejt votkmit në favor të Erdoganit. Rasti i abstenimit në Këshillin e Evropës, për të dënuar burgosjen politike të Osman Kavalës, është flagrant. Po e tillë është edhe qasja e qeverisë sonë, në sens të kundërt me gjithë vendet demokratike, për të fajësuar gylenistët për grushtin e shtetit të 15 korrikut. Tirana është i vetmi qytet në Evropë ku ka një memorial për viktimat e grushtit të supozuar të shtetit, në nderim të të cilëve zhvillohen për vit ceremoni. Vetë Rama e ka akuzuar organizatën e drejtuar nga imami i Pensilvanisë si të rrezikshme dhe është shprehur se organet shtetërore e mbajnë atë në kontroll.

Kjo linjë politike e artikuluar publikisht është sendërzuar edhe ne aksione konkrete që bien ndesh me shtetin ligjor. Ndryshe nga konventat që ka nënshkruar, Shqipëria ka shkelur angazhimet e marra, për ti dhënë azil politik atyre që riskojnë vendime gjyqësore të rënda, në vende ku nuk funksionon shteti i së drejtës. Rastet e mësuesve Harun Çelik dhe ai i të singjashmit të tij Selami Simsek, të cilëve i'u refuzua azili politik, janë shembuj ddmaskues të nënshtrimit të shtetit tonë ndaj kapriçove propagandistike të sulltanit të Ankarasë. Ata u deportuan duke ngjallur reagime të forta si nga OKB po ashtu dhe nga Këshilli i Evropës.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Po ashtu presionet për të ndryshuar krerët e komunitetit tonë musliman, sipas orekseve të atij që ndihet si kalifët e dikurshëm janë skandaloze. Më i prekshëm është rasti i shitjes apo mbylljes së një sërë shkollash të rrjetit gylenist, ose përmes shantazhesh, ose duke gjetur shkaqe teknike qesharake. Brenda botës së biznesit nuk ka sekrete për anullimin e tenderave të rrugëve vetëm se ato janë kërkuar nga Ankaraja apo për tjetërsimin e pronësisë në ndërmarrje të mëdha. Të gjitha këto kanë ardhur pas një kërcënimi arogant që presidenti turk bëri midis parlamentit shqiptar në janar 2021: "spastrimi i gylenistëve në arsim, shëndetësi dhe në komunitetin musliman është "parakusht për vazhdimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve".

Strategjia/ Si shkëmbejnë favore elektorale Rama dhe Erdogan 

Ky pra është çmimi i dhuratave të Erdoganit, që Shqipëria po e paguan me koston e nëpërkëmbjes së shtetit të saj ligjor. Për dikë mund të duket pak. Për të tjerë, mund të quhen asgjë fskti se disa qytetarë që shkojnë për dhjamë qeni në burgjet e Turqisë, mund të mos kenë rëndësi ata nxënës të mbetur pa shkolla, mund të mos jenë të ndjeshëm ndaj shkeljes së parimeve të shtetit laik. Por të gjitha këto janë shenja të erdoganizimit të pushtetit të rilindjes. Rama nuk po e kopjon modelin e tij vetëm duke ndërtuar një regjim, ku ndonëse votohet nuk ka shtet të së drejtës. Ai po e vë administratën në shërbim të gjuetisë së shtrigave që zhvillohet përtej, në Anadoll. Në këtë kuptim, Erdogani është një nga pasqyrat ku mund të shohim atë që ndodh aktualisht tek ne. Fitorja e tij është një mundësi për të lexuar të ardhmen tonë. Jo më kot Edi Rama fliste për të njësoj siç përshkruan veten, si për njeriun që e ka shpënë vendin e vet përpara dhe e ka bërë atë të respektuar në botë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Boll me “masakrën elektorale”!

Idea se opozita humbi sepse pushteti socialist zhvilloi një tjetër masakër elektorale është justifikim por jo shpjegim i humbjes së saj. Është një justifikim i ...

14:40

Përtacia intelektuale e ushtarëve te Ramës

Arrestimi i kandidatit të bashkisë të Himarës me akuzën e dyshimtë se po blente vota është një rast tipik që tregon cektësinë dhe malinjitetin e propagandistëve...

14:59

Ç'mund të bëjë Rama për pushtet

Në prag të zgjedhjeve kam thënë se, sikur të rritej opozita, do të kërkoja me gëzim ndjesë publike për pesimizmin e thellë që kam treguar kur kam folur e shkrua...

10:41

I morën! E dinim

Një pjesë e vogël e makinerisë së manipulimit të këtyre zgjedhjeve do të zbardhet në ditët e ardhshme. Ne do të marim vesh se “provat” me të cilat i'u vunë pran...

02:12

Përse Arlindin?

Ndoshta i vetmi debat idesh gjatë kësaj fushate të pasur me sharje, por të varfër në mendim, ka qenë ai nëse vota kundër dy partive të mëdha është e çuar dëm. N...

12:24

Zgjedhjet: Të rruhesh, a të mos rruhesh

Ka një moment kur njeriu, kryesisht burrat, shohin veten në pasqyrë në mëngjes, në dilemën nëse kjo është një ditë kur është mirë të rruhesh apo të ruhesh. Ky p...

13:48

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI